Mësohet dita kur Manchester United do ta kompletojë transferimin e Lisandro Lopez - NACIONALE

Mësohet dita kur Manchester United do ta kompletojë transferimin e Lisandro Lopez

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Transferimi i Lisandro Lopez te "djajtë e kuq" mund të llogaritet si çështje e kryer. Agjentët e tij nesër pritet ta mbyllin çdo detaj me klubin më të trofeshëm në Premierligë.

Mbrojtësi 24-vjeç u afirmua në tre vitet e fundit te Ajax pikërisht nën urdhrat Erik ten Hag. Ky i fundit me të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, e ka vendosur emrin e tij në listën e lojtarëve që dëshiron t'i sjellë në "Old Trafford".

Detajet e marrëveshjes

Lisandro Martinez do të jetë lojtar i Manchester Unitedit, pasi Ajax ka pranuar ofertën e tërësishme prej 55 milionë eurosh.

Mbrojtësi argjentinas është pajtuar me kushtet që i ka ofruar klubi anglez, ku ndër të tjera do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.

Sipas gazetarëve të afërt me klubet në fjalë, para dy ditësh ka ndodhur një takim në Amsterdam, ku të pranishëm ishin drejtuesit e dy palëve. Dhe, pikërisht në atë ditë ka ndodhur një hap kyç drejt afrimit të marrëveshjes.

Nesër (e shtunë) pritet që të finalizohet çdo detaj i ujdisë.

Karriera e Lisandro Lopez

Lisandro Lopez është zhvilluar si lojtar në shtetin e tij të lindjes, në Argjentinë. Grupmoshat e reja i kaloi te Club Urquiza, nga 2002 deri në 2014.

Më pastaj, ai nënshkroi kontratë me klubin argjentinas Newell's Old Boys, i cili besoi tek talenti i tij.

Te e njëjta skuadër pas një viti bëri hapin e madh, duke nënshkruar kontratën e parë si profesionist, për t'u ftuar menjëherë për të qenë pjesë e skuadrës seniore.

Sidoqoftë, fillimet e karrierës së tij si lojtar profesionist hasen në disa pengesa, ku nuk gjeti ambientimin e duhur te Newell's Old Boys. Për këtë arsye, pas një viti ai vendosi të transferohej te Defensa y Justicia. Te klubi në fjalë zhvilloi 46 paraqitje, duke shënuar edhe tre gola.

Pas dy sezoneve të kaluara me Defensa y Justicia, ra në sy për shkak të paraqitjeve të mira nga ekipi i skautingut të Ajaxit, të cilët e zgjodhën atë si lojtarin adekuat për ta zëvendësuar De Ligtin, pikërisht në verën që ky i fundit u largua në drejtim të Juventusit.

Transferimi i tij i kushtoi Ajaxit 7 milionë euro. Me Erik ten Hag ai arriti të bindë me paraqitjet që demonstroi në fushë. Përmirësimi i tij ka qenë i dukshëm vit pas viti, deri kur detyroi që edhe një skuadër të nivelit të lartë, siç është Manchester United, ta prezantojë një ofertë të majme për t'i siguruar shërbimet e tij.

Lajme të ngjashme