Mësohet data se kur do të kthehet Odegaard për Arsenalin
Raportohet se Arsenali më në fund do të ketë në rradhët e saj kapitenin, Martin Odegaard, i cili pritet të kthehet në javën e ardhshme, pas një problemi me lëndim që pati.
Kapiteni i Topçinjve u lëndua teksa luante për Norvegjinë në fillim të shtatorit, me trajnerin Mikel Arteta që tha se ky ishte një dëmtim "i rëndë" për mesfushorin me tipare sulmuese. Megjithatë, The Standard pretendon se Arsenali shpreson se 25-vjeçari do të kthehet për udhëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve në Inter Milan të mërkurën e ardhshme. Raportimi shton se ai madje ka një shans për të qenë në skuadrën e Artetës për udhëtimin e së shtunës ndaj Newcastle United në Premierligë, por londinezët do të jenë të kujdesshëm, për të mos e rrezikuar.

Odegaard ka dëshmuar të jetë një lojtar jetik në skuadrën e Arsenalit në sezonet e fundit, me ish-lojtarin e Real Madridit që shënoi 11 gola dhe 11 asistime në sezonin 2023/24. Rikthimi i tij mund të rindezë shpresat e tyre për titull në Premierligë pasi kanë mbetur pesë pikë prapa kampionit në fuqi, Manchester City.
Që kur Odegaard ndërroi ambient nga Real Madridi në Arsenal në sezonin 2020/21, ai ka shënuar 35 gola, ka dhuruar 25 asistime dhe ka bërë 156 paraqitje në të gjitha garat. Kontrata e tij aktuale me Topçinjtë është deri në verën e vitit 2028.
Arsenali i vendit të tretë udhëton te Newcastle i pozicionuar në vendin e 12-të këtë fundjavë, pasi ata synojnë të mbyllin diferencën me dy më të mirat e Premierligës, Man Cityn dhe Liverpoolin. Ata më pas përballen me Interin në Ligën e Kampionëve pesë ditë më vonë.