Mësohet arsyeja se pse ndeshja Manchester United – Manchester City do të fillojë një orë më herët se sa ishte planifikuar
Derbi i Mançesterit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:30 dhe jo siç ishte planfikuar më herët në orarin e zakonshëm 17:30. Për këtë Manchester Unitedi ka dhënë një përditësim.
Është një kohë unike e fillimit pasi ndeshjet e mëvonshme të Premierligës të dielën zakonisht fillojnë në orën 17:30 pasdite.

Ndeshja u zhvendos më 29 tetor dhe koha e fillimit u ndryshua pas diskutimeve me grupe të interesit të ndryshme. Duke shpjeguar arsyen e ndryshimit, United lëshoi një deklaratë ku shkruhej: "Derbi me Manchester Cityn do të zhvillohet në fund të muajit, me takimin në Old Trafford që do të zhvendoset më 29 tetor, duke filluar në orën 16:30. Ndeshja, të cilin e fituam 2:1 sezonin e kaluar me Marcus Rashford duke shënuar një gol të paharrueshëm, do të shfaqet drejtpërdrejt në Sky Sports në MB. Koha e pazakontë e fillimit u ra dakord pas konsultimeve midis klubeve, transmetuesit dhe autoriteteve lokale."
Të dyja skuadrat hyjnë me besim në ndeshje, pasi kanë siguruar fitoret e mesjavës në Ligë të Kampionëve. United arriti një fitore të vështirë 1-0 ndaj FC Copenhagen të martën mbrëma, ndërsa City mundi Young Boys 3:1.
Djajtë e Kuq janë aktualisht gjashtë vende dhe gjashtë pikë prapa Cityt në tabelën e ligës dhe do të jenë të etur për të ngushtuar diferencën me një fitore në Old Trafford. Ata e fituan këtë ndeshje sezonin e kaluar, me Marcus Rashford që shënoi golin vendimtar.

