Xhymshiti ia publikon Kadrijajt foton e montuar, Facebook-u e identifikon si të rreme-deputetja paralajmëron denoncim ndaj tij - NACIONALE

Xhymshiti ia publikon Kadrijajt foton e montuar, Facebook-u e identifikon si të rreme-deputetja paralajmëron denoncim ndaj tij

53 minuta më parë

nga NACIONALE

I vetëshpalluri gazetar, Vudi Xhymshiti, i afërt me VV-në dhe pushtetin, i cili njihet për shpërndarjen e materialeve shpifëse dhe linçuese ndaj figurave publike nga fusha e gazetarisë dhe politikës, kësaj radhe në “shënjestër” pë linçim e kishte deputeten e AAK-së, Time Kadrijajn.

Xhymshiti kësaj radhe ka shpërndarë një fotografi të deputetes Kadrijaj, kinse duke qëndruar ulur me personin i cili u arrestua pasi publikisht bëri thirrje në Kuvendin e Kosovës për pushkatimin e deputetit dhe ish-liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas shperndarjë së kësaj fotografie të krijuar me intelegjencë artificiale nga ana e të ashtuquajturi gazetar, Vudi Xhymshiti, ka reaguar deputetja Kadrijaj, e cila e ka cilësuar si poshtërsi të radhës të pushtetit.

Foto e parë është reale, ndërsa foto e dytë është e montuar nga Xhymshiti.

Të nderuar qytetar, se ku ka arrit poshtërsia e këtij pushteti po e dëshmoj tani.Me intilegjens artificiale e postuar nga Vudi Xhymshiti në rrjete sociale, se gjoja une kam takuar Skender Llugiqin, përsonin që ka kërcnuar Komandantin Ramush Haradinaj. Kjo nuk qëndron dhe është e pa vërtet, ka shkruar Kadrijaj.

Tutje Kadrijaj ka thënë se Xhymshitin do e denononcoj në organet e drejtësisë

“Personin në fjalë do ta denoncoj, dhe le të merren organet e drejtësis me të. Jeni në ramje të lirë, kësaj radhe ju ka dal fëtyra e vërtet.”

Madje, edhe platforma Facebook i ka “reaguar” Xhymshitit, duke ia mbuluar fotografinë dhe duke e identifikuar publikimin si lajm të rremë (fake news).

Lajme të ngjashme