Kërcënimi i deputetëve, Koprani-Mucaj: Gazetarët kalojnë nëpër procedura verifikimi, s`ka kuptim si u hapen dyert e Kuvendit - NACIONALE

Kërcënimi i deputetëve, Koprani-Mucaj: Gazetarët kalojnë nëpër procedura verifikimi, s`ka kuptim si u hapen dyert e Kuvendit

59 minuta më parë

nga NACIONALE

Gazetarja shumëvjeçarë Mimoza Koprani Mucaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend.

Ajo është shprehur e habitur se si janë lejuar të futen në Kuvend disa njerëz që dje kërcënonin deputetët nga salla e Kuvendit.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se edhe gazetarët që përcjellin aktivitet e Kuvendit kalojnë nëpër procedura verifikimi për t'u akredituar për qasje në Kuvendin e Kosovës.

“Punoj ne media tash e 26 vjet radhazi. Çdo vit, gazetaret kalojne neper procedura verifikimi per t'u akredituar per qasje ne Kuvendin e Kosoves. Si dhe pse hapen dyert e Kuvendit ne kete menyre, per mua nuk ka kuptim. Kuvendi nuk eshte muze, as galeri e as cirk”, ka shkruara Mucaj.

Lajme të ngjashme