Mesfushori i PSG afër ta kompletojë rikthimin në Everton
Për Idrissa Gana Gueye kapitulli te PSG është në mbyllje e sipër. Mesfushori ganez nesër pritet ta kompetojë rikthimin në Everton.
Te Everton ka pasur afirmimin më soldid si lojtar në futbollin profesionist. Në PSG u transferua gjatë verës së vitit 2019 për një shifër në vlerë të 32 milionë eurove, ku nënshkroi një kontratë katër-vjeçare.
Duke qenë që tani është në vitin e parafundit të kontratës me kampionin francez, Gueye nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me parisienët për ta vazhduar kontratën. Thënë më saktësisht, nuk ka vullnet nga asnjëra palë që bashkëpunimi të vazhdojë.
Gueye nuk ka arritur që të spikasë me paraqitje të mira për sa kohë ka veshur fanellën e PSG. Largimi tashmë është çështje e kryer, pasi Galtier nuk llogarit në shërbimet e tij.
Rikthimi te Everton pranë zyrtarizimit
Everton e njeh shumë mirë si lojtar mesfushorin 32-vjeç, Idrissa Gueye. Për këtë arsye ka vendosur që ta bëjë të pamundurën për ta rikthyer atë në radhët e veta.
Sipas gazetarit të besueshëm të agjencisë së lajmeve "The Athletic", David Ornstein, tashmë marrëveshja mes dy klubeve është arritur.
Ai pritet që t'u nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së nesërme. Nëse aty do të evidentohet që gjendja e tij fizike është në rregull, atëherë klubi nga Merseyside nuk do të vonohet që ta kompletojë çdo procedurë teknike dhe burokratike, për ta kompletuar transferimin e tij në "Goodison Park".
Kontrata që pritet t'i ofrohet mesfushorit ganez është 2-vjeçare, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Kujtojmë se Gueye ishte më shumë protagonist i një ngjarje jashtë fushës sesa që do të mund të mbahet mend për ndonjë ndeshje të treguar në lartësi domethënëse. Bëhet fjalë për hezitimin e tij që ta veshte fanellën me simbolin e komunitetit LGBTQI+. Një gjest që nuk i pëlqeu aspak si klubit, ashtu edhe opionit francez dhe që ngjalli një mal reagimesh edhe në Afrikë, ku shumë nga bashkëkombësit e tij e përkrahën në atë zgjedhje.

