PSG përgatit ofertë për N'Golo Kanten - NACIONALE

PSG përgatit ofertë për N'Golo Kanten

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-German është gati për të bërë një ofertë për mesfushorin e Chelseas, N'Golo Kante, pasi e ardhmja e francezit është në dyshime.

31-vjeçari ka më pak se një vit të mbetur në kontratë dhe mbetet lojtari i dytë më i paguar te "Blutë" e Londrës.

Kante ka pasur lëndime të shpeshta këto dy vitet e fundit, duke ndikuar që të humbet plotë 40 ndeshje për dy edicione.

Mesfushori tani, pavarësisht talentit të tij, është një figurë jo e besueshme në “Stamford Bridge” dhe klubi anglez heziton t'i japë atij një marrëveshje të re nëse ai nuk ul ndjeshëm pagën e tij.

Tuchel konfirmoi javën e kaluar se klubi po shikon pozicionin e Kante dhe nuk është i sigurt se si ta zgjidhë këtë çështje.

“Nuk mund [të shpërfillësh rekordin e lëndimeve të Kante]” .

“Duhet të keni parasysh gjithçka që është në tryezë, dhe në tryezë është potenciali i tij, në tryezë është ndikimi i tij dhe cilësia e tij”.

“Por në tavolinë sigurisht që është mosha e tij, paga dhe shkalla e dëmtimeve të tij, natyrisht. Sigurisht. Nga atje ju ndërtoni një pamje të plotë dhe përpiqeni të gjeni një zgjidhje”, tha Tuchel javën e kaluar.

Paris Saint-Germain u përpoq të nënshkruante Kanten në vitin 2018, përpara se ai të nënshkruante një marrëveshje të re pesëvjeçare në “Stamford Bridge”.

Gjigantët e Ligue 1 janë në një periudhë tranzicioni dhe kanë lejuar lojtarë si Angel Di Maria dhe Ander Herrera të largohen nga klubi këtë verë.

Kante është i lirë të flasë me klubet nga 1 janari dhe mund të nënshkruajë një marrëveshje parakontratë me skuadrat që nuk janë në Premierligë.

Kujtojmë, se Kante disa herë është deklaruar i lumtur te Chelsea dhe deri më tani nuk është se ka menduar të largohet nga ish kampioni i Evropës.

Lajme të ngjashme