Merino bën heroin: Mikpritësi i Evropianit eliminohet, Spanja në gjysmëfinale të EURO 2024
Kombëtarja e Spanjës është gjysmëfinalisti i parë i EURO 2024, kjo pasi fituan 2:1 ndaj Gjermanisë, fal golit të minutës së fundit në vazhdime nga Merino.
Furia e Kuqe e nisi shumë më mirë takimin, duke qenë më e rrezikshme në fillimin e ndeshjes, por humbi një lojtar shumë të vlefshëm si Pedri vetëm pas tetë minutash, i cili pësoi lëndim pas një ndërhyrje të Toni Kroos.
Inferiore aspak nuk ishte edhe Gjermania, e cila u tregua e rrezikshme pranë portës spanjolle, por që gola nuk shënuan asnjëra skuadër në pjesën e parë.
Kombëtarja e Spanjës e filloi furishëm pjesën e dytë dhe në minutën e 51-të shënuan golin e epërsisë me Dani Olmon, i asistuar nga Lamine Yamal, me këtë të fundit që bëri asistimin e tij të tretë në këtë Kampionat Evropian, ndonëse është vetëm 16-vjeçar.
Gjermania pas golit të pësuar filloi ta marr kontrollin e ndeshjes, duke sulmuar vazhdimisht, dhe si rrjedhojë erdhi goli i barazimit.
Ishte minuta e fundit e takimit, kur Florian Wirtz shënoi për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Goal: Florian Wirtz | Spain 1-1 Germany pic.twitter.com/UH9tSULOaB
— PushGoals (@PushGoals) July 5, 2024
Vazhdimet i filloi më mirë Gjermania, por që në ato raste dhe gjysmëraste nuk arritën të shënonin.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, saktësisht në minutën e fundit të pjesës së dytë të vazhdimeve, në skenë doli heroi i Spanjës, Merino, që shënoi gol me kokë, i asistuar nga Olmo, për rezultatin 2:1.
Goal: Mikel Merino | Spain 2-1 Germany pic.twitter.com/UQtj9pbxxE
— PushGoals (@PushGoals) July 5, 2024
Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat, me Dani Carvajal që mori karton të kuq krejtësisht në fund, por Spanja është në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Furia e Kuqe në gjysmëfinale do ta presë fituesin nga ndeshja tjetër që zhvillohet sonte mes Portugalisë e Francës.