Mërgim Vojvoda me paraqitje të dobët - bëhet shkaktar i pësimit të golit dhe kritikohet nga tifozët e tij
Mërgim Vojvoda ka regjistruar një nga paraqitjet më të zbehta qëkur është transferuar në Itali. Sot, u bë shkaktar i golit të pësuar që solli humbjen 1 me 0 ndaj Genoas. Për më tepër asnjë lëvizje, driblim dhe goditje nuk i dolën mirë. Pas 51 minutash lojë u zëvendësua me të drejtë.
Pasi javën e kaluar kishte fituar balotazhin me Ainan dhe Ansaldin për pozitën e titullarit dhe pasi mori udhëzimet e reja nga trajneri i tij kroat, Ivan Juric, që tani e tutje do të duhej të kishte më shumë vëmendje në detyra mbrojtëse, ndryshe nga më herët ku ishte më i prirë të shtynte përpara - sot, mbrojtësi kosovar nuk i përmbushi kërkesat e trajnerit të tij.
Ndeshja filloi me Torinon e shqiptarëve që ishin më kërkues, ku në stilin klasik të trajnerit Juric, menjëherë me hov rriten presionin në sulm. Kjo bëri që në minutën e 11-të mesfushori Lukic ta ekzekutonte një goditje dënimi në formë të përkryer, ku Izzo u shkëput më së miri, por ish-portieri i PSG, Sirigu, e dërgoi topin në rivënie këndore.
Zhvillohej minuta e 14-të, kur Mërgim Vojvoda poshtë gjysmë fushës së tij vendosi të rrezikojë duke provuar driblimin afër vijës së rivënies anësore, por ishte Frendrup ai që ia rrëmbeu topin, për t'iu drejtuar zonës së 16-shit kundërshtar. Nuk vonoi shumë dërgoi topin në zonë, ku portieri shqiptar, Etrit Berisha, bëri një dalje të pamenduar dhe llogaritur mirë. Në fund, Portanovës iu kthye topi afër portës dhe pa vështirësi e dërgoi atë në rrjetë, për ta çuar ekipin nga Liguria në epërsi. Për fat të keq, ishin Mërgim Vojvoda dhe Etrit Berisha hisedarët më të mëdhenj të këtij pësimi të goli.
Mirëpo, në minutën e 24-të ishte një gjest naiv i mbrojtësit nordik, Leo Ostigard, që bëri ta pranonte kartonin e dytë, që e nxori atë jashtë loje, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak. Këtu mori pikë kthese ndeshja sa i përket superioretit numerik në fushë që u krijua, por vetëm pikë kthese për paraqitjen e mbrojtësit dardan nuk pati.
Më vonë, në minutën e 35-të, Singo harkoi, Andrea Belotti provoi goditjen gërshërë, por koordinimi nuk ishte prej më të mirëve të mundshëm dhe topi shkoi afër shtyllës së dytë ku gjendej mbrojtësi drenicas, Mërgim Vojvoda, i cili goditi me kokë, por pa i dhënë topit fuqi. Kësisoj, topi shkoi në pjesën e sipërme të trasversales së Sirigut, duke e prekur fare lehtë atë
Pjesa e parë mbaroi me epërsinë e Genoas, përkundër sulmeve të ekipit piemontez, duke shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat 1 me 0.
Në pjesën e dytë nuk zgjati shumë ndeshja për Mërgim Vojvodën, pasi pas gjashtë minutash doli nga loja, për t'i lënë vend Ansaldit.
Në fund, nuk është se ndryshoi diçka në 40 minutat në vazhdim, me Genoan që rezistoi dhe Torinon që nuk ia doli assesi ta vendoste Andrea Belottin para portës në pozitë të mirë shënimi. Kjo ishte fitorja e dytë rresht për ekipin më të vjetër italian, Genoa - dhe njëherit ndeshja e tetë ku Torino nuk gjen fitoren. Kësisoj, Genoa barazon me pikë Venezian dhe i rrit gjasat për mbijetesë pas një fillimi të sezoni të vështirë, kurse ekipi i Juric nga garimi për një vend në Evropë, pëson rënie në renditje tabelare, duke u poziconuar si i 11-ti në kampionat momentalisht.
Ndërkohë tifozët italianë të Torinos nuk kanë ngurruar të shfaqen të acaruar pas paraqitjes aspak të mirë të mbrojtësit kosovar.
Disa prej reagimeve të tyre në rrjetet sociale ishin këto, si vijon: "vetëm Singo po paraqitet më keq sesa Vojvoda"; "Vojvoda shumë, shumë keq në këtë pjesëlojë të parë"; "më duket që po vërehet një rënie fizike e tij (Vojvodës)"; "Singo dhe Vojvoda duken të fikur mentalisht"; "Vojvoda, Berisha dhe Belotti të gërditshëm".
Forse Singo peggio di Vojvoda oggi
— Giacomo Lattuada (@LattuadaGiacomo) March 18, 2022
Speriamo in un secondo tempo più dignitoso. Certo il Genoa gioca alto, pressa più di noi e ha bloccato Singo e Vojvoda, ma sembriamo appannati mentalmente. Massima fiducia in #Juric e nelle sue capacità di ribaltarla approfittando della superiorità numerica. #GenoaTorino
— Alessandro Sottile (@ale_sottile) March 18, 2022
Vojvoda, berisha e Belotti imbarazzanti. Pjaca? Giocare uno in meno come sempre. Quando il mister lo capirà sarà troppo tardi
— Lollo (@torinoug1906) March 18, 2022
Sicuramente la mancanza si sta sentendo.
— digEmAll (@digEmAll) March 18, 2022
Oggi male anche Vojvoda, mi pare di notare un suo calo fisico nelle ultime partite...