Mërgim Vojvoda: Gabuam që u kthyem në fushë, Rumania shtet pa pikë respekti - NACIONALE

Mërgim Vojvoda: Gabuam që u kthyem në fushë, Rumania shtet pa pikë respekti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda thotë se kanë bërë gabim duke pranuar të kthehen në fushë.

Pas humbjes 2:0, për “Klan Kosova”, mbrojtësi i Torinos deklaroi se problemi kryesor ishte mungesa e një lojtari në fushë.

Ai tregoi se është shumë i zhgënjyer edhe që kanë qëndruar për 45 minuta, duke dëgjuar sharjet e huliganëve rumun për shtetin e Kosovës.

Shumë i zhgënjyer. Nuk e prisnim pas atij rezultati me Zvicrën. Na kanë prit tmerr, një shtet pa pikë respekti. Me na shti brenda me prit 45 minuta edhe më i dëgju tu ta sha shtetin”.

Nuk e di çfarë thoshin (gjyqtarët), i ka tre faza. Këto sene nuk lejohen, e shohin një zezak si majmun. Gabuam që u kthyem në fushë. Kjo ndikoi shumë në lojë, nuk e di pse gjyqtari fishkëllente çdo sekondë, pastaj ajo penallti. Pastaj kur luan për 70 minuta me një lojtar më pak atëherë është shumë”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme