Megjithëse i lënduar, Sadio Mane thirret nga Senegali për Kupën e Botës - NACIONALE

Megjithëse i lënduar, Sadio Mane thirret nga Senegali për Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadio Mane është thirrur nga Senegali për Kupën e Botës, megjithëse është duke vuajtur nga një lëndim që e pësoi së fundmi.

Kombi i Afrikës Perëndimore njoftoi sot listën me 26 futbollistët e thirrur për turneun e Katarit, i cili nis më 20 nëntor.

Dhe ylli i Bayernit, 30-vjeçari Mane, i cili është lojtari më i mirë i vendit të vet, është në mesin e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme, një ditë pasi sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, tha se vendi do të përdorte magjistar për ta ndihmuar atë të jetë në Botëror.

Mane u largua nga fusha duke çaluar pas vetëm 20 minutave në fitoren e Bayernit 6:1 kundër Bremenit të shtunën, dhe fillimisht u tha se ai do të mungojë në Kupën e Botës.

Ish-ylli i Liverpoolit e lëndoi tendonin dhe besohet se atij do t’iu duhen javë për t’i riaftësuar para se të rikthehet në stërvitej.

Megjithatë, Senegali ka vendosur ta marrë atë me vete në Kupën e Botës, në të cilën ky vend po merr pjesë për herë të tretë në historinë e vet, pas viteve 2002 dhe 2018.

Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, e cila vjen nga Senegali, tha të enjten se vendi i saj shpreson në një mrekulli. Dëshpërimi për mungesën e mundshme të Manes në Botëror është aq i madh në Senegal saqë ata po mendojnë të përdorin metoda të çuditshme për ta shëruar atë.

Ne do të përdorim magjistar. Nuk e di (nëse është efektive), por do ta përdorim gjithsesi”, tha Samoura për Europe 1 Radio.

“Shpresojmë në një mrekulli. Ai duhet të jetë atje (në Botëror)”, shtoi ajo.

Mane do të shkojë në Botëror pothuajse i pastërvitur në dy javët e fundit dhe me siguri në gjendje të dobët fizike.

Bayerni njoftoi dje se Mane do të mungojë kundër Schalkes të shtunën. Ai pritet t’iu nënshtrohet testeve shtesë për ta mësuar shkallën e plotë të lëndimit.

Lajme të ngjashme