Mediat spanjolle: Iker Casillas u tall me mediat rozë për statusin homoseksual
Mediat spanjolle kanë thënë se legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, u tall me mediat rozë për statusin homoseksual dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në atë se çka u tha në rrjete sociale.
Iker Casillas i është rikthyer të qenit protagonist i shtypit rozë si pasojë e thashethemeve për një romancë të mundshme me Alejandra Onieva , ish-kunatën e Tamara Falco, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë prej kohësh.
Siç zbulohet nga programi ‘Socialité’, legjenda e Real Madridit ka qenë në ndeja private me aktoren në disa raste javët e fundit, disa takime që e kanë emocionuar shumë ish-futbollistin, ka thënë ky burim. “Ata flasin çdo ditë, kanë takime… Por ende nuk i kanë vënë etiketa lidhjes tyre. Do të thoshim se po njihen me njëri-tjetrin”, theksoi formati Mediaset.
Nuk është hera e parë që emri i Iker Casillas lidhet me motrën e Íñigo Onieva , pasi disa muaj më parë u shfaqën një sërë raportimesh që parashikonin një romancë të mundshme mes të dyve, por që më në fund përfundoi duke u mohuar nga mediat.
“Nuk e kuptoj arsyen e kësaj, janë konkluzionet tuaja”, tha protagonisti.
Reagimi i Iker Casillas
Pas pasojave të krijuara nga këto thashetheme, Casillas ka reaguar publikisht me një mesazh goditës që ka zënë në befasi shumë ndjekës të tij dhe nuk bëhet fjalë për asnjë lloj hakerimi. “ Shpresoj që të më respektojnë: jam homoseksual. #HappySunday ”, ka ironizuar në Twitter, ish-ylli i Real Madridit, me synimin që mediat të ndalojnë rrjedhjen e informacioneve të rreme për miqësitë e tij, të cilat janë rritur që nga ndarja e tij sentimentale me Sara Carbonero.

Një postim në Twitter që është bërë viral dhe ka kaluar 200 mijë ‘like’ në më pak se një orë. Carles Puyol ka reaguar ndaj publikimit të mikut të tij të madh me këtë mesazh: “Është koha të tregosh për ne, Iker ”, ka shkruar legjenda e Barçës me disa emoji zemrash.
Megjithatë, ish-kapiteni i Real Madridit e ka fshirë këtë publikim nga profili i tij për shkak të kastit të përshtypjeve që ka krijuar. Shakira, Melyssa Pinto apo Rocío Osorno kanë qenë edhe emrat e tjerë që shtypi rozë i ka lidhur me ish-futbollistin për shkak të një romance të mundshme.
*Casillas me anë të një postimi ka treguar se profili i tij ishte i hakuar, dhe statusi i mëhershëm nuk kishte të bënte me tallje apo diçka tjetër.
Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más disculpas a la comunidad LGTB. 🙏
— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022
