Legjenda e Real Madridit Iker Casillas njofton se është homoseksual, kërkon të respektohet
Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se është homoseksual, duke u bërë një nga futbollistët e parë të profilit të lartë në histori që ka konfirmuar homoseksualitetin.
Në një postim në Twitter të publikuar të dielën pasdite, ish-portieri i Spanjës tha: "Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual". Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars të vitit 2021, duke pasur dy fëmijë, të dy djem.
Espero que me respeten: soy gay. #felizdomingo
— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022
*Nuk dihet ende nëse llogaria e tij në Twitter është hakuar apo ky postim erdhi nga vet legjenda e Spanjës dhe Real Madridit.
41-vjeçari mori një valë mbështetjeje pas njoftimit të tij, përfshirë nga ikona e Barcelonës dhe ish-shoku i tij i skuadrës në Spanjë, Carles Puyol.

Casillas, i cili doli në pension në vitin 2020 pasi pësoi një arrest kardiak gjatë stërvitjes me klubin e fundit Porto, mbahet mend si një nga portierët më të suksesshëm të futbollit.
Spanjolli fitoi një Kupën e Botës, dy kampionate evropiane, pesë tituj të La Ligës dhe tre Liga të Kampionëve në një karrierë të shquar që zgjati 22 vjet. Duke kaluar gjithsej 25 vjet me Real Madridin, të cilit iu bashkua në moshën 9-vjeçare, heroi i Los Blancos fitoi 19 trofe, ndërsa ishte edhe kapiten i skuadrës nga viti 2010 deri në largimin e tij në 2015.
Mes viteve 2004 dhe 2008, Casillas u lidh me fituesen e një konkursi bukurie, Eva Gonzalez. Menjëherë pas ndarjes së tyre, Casillas filloi të takohej me Carbonero.
Djali i tyre i parë, Martin, lindi në janar 2013 dhe në nëntor 2015, çifti njoftoi se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Tre muaj para se Lucas të vinte në qershor 2016, Casillas dhe Carbonero u martuan. Partneriteti i tyre zyrtar do të zgjaste për pesë vjet deri në maj të vitit të kaluar.
*Casillas me anë të një postimi ka treguar se profili i tij ishte i hakuar, dhe statusi i mëhershëm nuk kishte të bënte me tallje apo diçka tjetër.
Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más disculpas a la comunidad LGTB. 🙏
— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022