"Më trego kush ta dha informatën", Lionel Scaloni i zemëruar për shkrimin e publikuar lidhur me lëndimin të De Paul
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni u nda tejet i zemëruar me atë që e publikoi informatën për lëndimin e Rodrigo de Paul para ndeshjes çerekfinale ndaj Holandës.
Argjentina do të përballet me skuadrën e Louis van Gaal të premten, me synimin që të kualifikohen në gjysmëfinale pasi mposhtën Australinë me rezultat 2:1 të shtunën e kaluar.
Sidoqoftë, gjatë ditës së mërkurë u raportua në media se De Paul është në dyshime, pasi pranoi një lëndim muskulor gjatë stërvitjes.
Ky lëndim i supozuar ka ndodhur gjatë stërvitjes me dyer të mbyllura, prandaj Saloni ka mbetur tejet i zemëruar.
"Ai bëri disa gjëra dhe nuk e përfundoi stërvitjen deri në fund", e pyeti gazetari i DirecTV, Federico Rodas.
Pas kësaj, Scaloni i tha se do të flet nëse i tregon kush ja dha informatën. "Nëse më tregon kush të ka thënë, do të të them për situatën e Rodrigos".
Gazetari iu përgjigj: "Jo, nuk do të të tregoj kush më tha mua".
Scaloni pastaj nisi të zemërohet duke deklaruar: "Stërvitja ishte prapa dyerve të mbyllura dje djem".
Rodas vazhdoi: "A të bën nervoz që informata është publikuar për lëndimin fizik të De Paul?".
Scaloni pastaj shfaqi zemërimin: "Nuk e di nëse luajmë për Argjentinën apo Holandën. Stërvitja ishte me dyer të mbyllura, prandaj nuk e di nga erdhi ajo informatë".
“Ne nuk jemi të interesuar për informacionet që dalin kur nuk ka shtyp.
“Kjo është diçka që ne duhet ta mësojmë dhe të përmirësojmë të gjithë mjedisin e Argjentinës dhe kombëtares.
Përballja mes Holandës dhe Argjentinës do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:00.