Më së shumti paraqitje në histori të Zvicrës, Granit Xhaka nderohet para tifozëve
Federata e Futbollit të Zvicrës e ka nderuar kapitenin Granit Xhaka që arriti numrin e 118-të paraqitjeve në fanellën e “Helvetikëve”.
Shqiptari është titullar ndaj Bjellorusisë, që njëkohësisht është paraqitja e 118-të, kësisoj barazon rekordin e legjendës Heinz Hermann.
Kësisoj, para se të niste ndeshja Federata Zvicerane i bëri një dhuratë të cilën ia dhuroi ish trajneri i juniorëve.

Para ndeshjes për faqen zyrtare të Federatës Zvicerane, shqiptari deklaroi: “118 paraqitje për shtetin ku kemi lindur, u rritem është padyshim krenari”.
🇨🇭Swiss history being made🇨🇭
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) October 15, 2023
Granit Xhaka zieht mit dem bisherigen Rekordhalter Heinz Hermann gleich
Granit Xhaka égalise le détenteur actuel du record, Heinz Hermann
Granit Xhaka eguaglia il record di presenze di Heinz Hermann
Bravo, Captain! 👏💪 pic.twitter.com/jPgT2eP8qA
Ndërkohë, në këtë numër të paraqitjeve Xhaka ka shënuar 14 gola, derisa përfaqësoi Zvicrën edhe për grupmoshat U17, U18, U19 dhe U21.