‘Me kë po flet?’: Anthony Joshua humbi durimin me një person në prapaksenë, u desh të mbahej nga sigurimi
Anthony Joshua u desh të mbahej nga sigurimi kur reagoi me frustrim, pasi iu tha “të mbante profesionalitetin” pas rimeçit kundër Oleksandr Usyk.
Pavarësisht një paraqitjeje të përmirësuar krahasuar me meçin e parë, britaniku ishte prapë më i dobët se ukrainasi, derisa Usyk mbrojti titujt e botës IBF, ËBO dhe ËBA me një vendim të ndarë.
Pas meçit, derisa po ecte drejt zhveshtores, Joshua po kalonte nëpër ca momente të mira, derisa pamjet e tregojnë atë duke buzëqeshur me ekipin e tij dhe disa fansa.
Mirëpo, gjërat u kthyen në të hidhur kur një person I bërtiti Joshuas, duke “mbaje profesionalitetin”, gjë që irritoi ish-kampionin e botës.
Disponimi i Joshuas ndryshoi në mënyrë drastike, derisa me frustrim iu kthye burrit: “Me kë po flet? Me kë dreqin po flet ti? A je i nervozuar?” Sigurimi i tij pastaj e mbajti për ta drejtuar britanikun drejt zhveshtores.
Joshua vodhi spektaklin pavarësisht disfatës, derisa dha fjalim pasionues, disa momente pasi hodhi dy rripat e Usykut përtokë.
Anthony Joshua lost his temper after losing his rematch to Oleksandr Usyk and reacted angrily by throwing two belts out of the ring. 🚨pic.twitter.com/VjS8z3UrGl
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 20, 2022
“Nëse e dini storien time, ju do ta kuptoni pasionin. Nuk jam boksier amator prej moshës 5-vjeçare që ishte prospekt elitar prej rinisë.
“Do të shkoja në burg, u lirova me kusht dhe fillova të stërvitesha, doja të mundja të luftoja.
“Nuk jam boksier amator nga mosha 5-vjeçare [si Usyk]. Po shkoja në burg, shpëtova me kusht dhe fillova të stërvitesha – sepse, nëse do të dënohesha, doja të dija të luftoja.
“Po e vjedh këtë Usyk, më fal, por është për shkak të pasionit të dreqit që ne e kemi për këtë m*t”.
Joshua pastaj lavdëroi kundërshtarin.
Ai vazhdoi: “Ky burrë [Usyk] të më mposhte sonte – ndoshta kam mundur të bëj më mirë – por tregon nivelin e punës së madhe që duhet të kemi, kështu që ju lutem duartrokitni kampionin e botës së peshës së rëndë.
“Nuk jam boksier për 12 runde. Më shikoni, unë jam rraca e re e peshës së rëndë. Të gjithë këta boksierë të peshës së rëndë, Mike Tyson, Sonny Liston, Jack Dempsey… ‘oh, ti nuk hedh kombinime si Rocky Merciano’ – sepse jam i rëndë. Është punë e madhe.
“Djaloshi këtu ka talent fenomenal”.
Një natë zemërthyese për britanikun, derisa shpresat e tij për t’u kthyer si kampion bote kanë pësuar goditje të madhe.
Për Usyk, nëse dëshiron tash të bëhet kampioni I padiskutueshëm, duhet të ndeshet me Tyson Furyn, derisa ky i fundit mbrëmë konfirmoi se do të rikthehet nga pensionimi.