Mbyllet pjesa e parë pa gola ndërmjet Plzenit e Ballkanit, Kampioni i Kosovës aspak inferior
Pjesa e parë e takimit Viktoria Plzen – Ballkani është mbyllur pa gola, me Kampionin e Kosovës që po paraqitet shumë bukur, ndonëse vendasit cilësohen favoritë të fortë në këtë ndeshje.
Përkundër se përqindja e posedimit të topit është në një nuancë më mirë për Plzen, Ballkani ka arritur të ndërtojë aksione të bukura, por nuk kanë arritur akoma të godasin në drejtim të portës.
Në anën tjetër, Plzen ka pasur vetëm një godite në drejtim të Enea Koliçit, që ishte shumë e lehtë për portierin shqiptar.
‘Xhebrailat’ edhe pse llogariten si ‘outsider’ në këtë ndeshje dhe në grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Dinamo Zagreb dhe Astana, ata sot nuk po tregohen aspak inferiorë, duke bërë disa kombinime të bukura, ku më së shumti që lanë mbresa ishin pasimet mes Walid Hamidi dhe Armend Thaqi.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi që po zhvillohet në të njëjtën kohë, Dinamo Zagreb po fiton ndaj Astanës me golin e minutës së 43-të nga penalltia, që mbanë firmën e Petkovic.