Mbyllet pjesa e parë: Pa gola mes Rumanisë dhe Kosovës, Muriqi ndëshkohet me të kuq
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë në “National Arena”.
Pavarësisht rasteve të dy kombëtareve, rezultati përfundimtar mbeti i njëjtë pra 0:0.
Problemi kryesor mbetet kartoni i kuq i qendërsulmuesit Vedat Muriqi, që u largua nga fusha shkaku i dy kartonëve të verdhë.
Ndeshja ishte e barabartë pavarësisht problemeve të shumta, me Rumaninë që kishte posedimin mirëpo Kosova rastet më të mira.
Derbi u ndërpre në minutën e 18-të shkaku i thirrjeve nacionaliste nga huliganët rumunë, derisa edhe u shpalos një baner “Kosova është Serbi”.
Pas më shumë se 45 minutave diskutime, u vendos që loja të vazhdonte derisa huliganët rumun u larguan nga stadiumi.
Kosova tani padyshim do ta ketë problem me një lojtar më pak, duke marrë parasysh se kemi nevojë me patjetër vetëm për pikët e plota.
