Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Astanës e Ballkanit, Kampioni i Kosovës me paraqitje solide në 45 minutat e para - NACIONALE

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Astanës e Ballkanit, Kampioni i Kosovës me paraqitje solide në 45 minutat e para

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pjesa e parë mes Astanës e Ballkanit me rezultat 0:0, me Kampionin e Kosovës që ishte më kërkuese në 45 minutat e para, ku arritën të rrezikonin portën vendase në dy raste.

Kjo përballja është në kuadër të xhiros së katërt të grupeve të Ligës së Konferencës, ku kujtojmë se në xhiron e kaluar, skuadra nga Kazakistani shënoi fitore 2:1 në Fadil Vokrri ndaj Ballkanit.

45 minutat e para u karakterizuan me pak raste të rrezikshme shënimi, por që ‘Xhebrailat’ ishin paksa më kërkues në ndeshje.

Rasti i parë konkret erdhi përmes Almir Kryeziu që goditi nga distanca, por që bukur e ndali portieri, ndërsa edhe Lorenc Trashi tentoi, por kjo e fundit ishte më e lehtë të pritej.

Në anën tjetër, Astana, asnjëherë nuk iu afrua golit seriozisht, duke krijuar vetëm disa gjysmëraste.

Duke parë pjesën e parë, Ballkani shumë lehtë mund të dalë me pikë të plota nga Astana Stadium, që është ajo edhe që kërkojnë sipas trajnerit Ilir Daja, që dje në konferencë për shtyp tha se luajnë për fitore dhe jo rezultate të tjera.

Lajme të ngjashme