Mbretërit e ecjes në fushë - Messi dhe Mbappe kryesojnë edhe në një statistikë të Botërorit
Lionel Messi dhe Kylian Mbappe janë golashënuesit më të mirë të këtij Botërori deri më tani, por një statistikë e publikuar tregon po këta dy yje të futbollit si futbollistët që kanë ecur më së shumti në fushë nga të gjithë të tjerët, me argjentinasin që ka përshkruar plot 57,64% të kohës duke ecur.
Me nga pesë gola, Messi dhe Mbappe kanë udhëhequr respektivisht Argjentinën dhe Francën në finalen e së dielës në Katar, që do të jetë fundi i një turneu të jashtëzakonshëm.
Dy lojtarët e Paris Saint-Germain nuk janë në garë vetëm për trofeun e madh, por ata garojnë edhe për Topin e Artë të Botërorit që shkon për lojtarin më të mirë, si dhe Këpucën e Artë që shkon për golashënuesin më të mirë.
Por kjo nuk është ajo çka befason botën e futbollit. Në fakt distanca që kanë përshkruar këta dy futbollistë duke ecur është befasia, duke përshkruar më shumë se gjysmën e kilometrave përgjatë gjashtë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.
Në statistikat e mbledhura, Messi ka ecur më së shumti nga çdo lojtarë nga 53.11 km total në fushë.

Ai ka ecur 30.61 km, që do të thotë se ka ecur 57.64 për qind të kohës në fushë në Kupën e Botës.
Kjo është e pabesueshme, ai ka ecur më shumë se total i mbuluar nga Cristiano Ronaldo (30,5Km), megjithëse kapiteni portugez nuk u paraqit gjatë tërë kohës në fazën e eliminimit direkt, duke ecur 13.35 km.

Pavarësisht statistikave të larta të ecjes së Messit, ai ka përshkuar më shumë distancë se kushdo tjetër në listën e 29 lojtarëve, e cila nuk përmbante asnjë mesfushorë.
Ylli i ‘Gjelave’, Mbappe e ndjek atë në vendin e dytë, pasi ka ecur për 22.85 km nga 44.54 km i mbuluar, që është e barabartë me 51.31 për qind kohë ecjeje.

Ndonëse duhet thënë se si Messi ashtu edhe Mbappe shpesh zënë hapësirat kur topi nuk është në pronësi të tyre.
Ata gjithashtu janë lejuar të mbajnë pozicionin e tyre lart në fushë në vend që të ndjekin vazhdimisht për të ndihmuar mbrojtjen.
Duke qenë se është kështu, ndoshta është për t'u habitur që qendërmbrojtësi brazilian Thiago Silva është i treti në listë pasi ka ecur [17.31 km] apo 48.17 për qind të kohës totale.
Megjithatë, veterani i Chelseat eci më pak se Virgil van Dijk i Liverpoolit [22.72 km], Cristian Romero i Tottenhamit (20.37 km) dhe sulmuesi i Barcelonës Robert Lewandowski (19.33 km).

Duke komentuar statistikat, një zëdhënës i faqes që ka mbledhur këta numra, tha: “Lionel Messi mund të jetë lojtari më i mirë në histori dhe këto statistika vërtetojnë se sa shkatërrues është ai me topin në këmbët e tij. Në Kupën e Botës, asnjë lojtar nuk ka ecur më shumë se magjistari argjentinas dhe megjithatë ai është kryesuesi si për Këpucën e Artë ashtu edhe për Topin e Artë. Në anën tjetër, Kylian Mbappe i ka treguar botës se sa i shpejtë mund të jetë kur ka topin përpara, por numrat e tij tregojnë se i pëlqen edhe një shëtitje e bukur përpara se të shpërthejë në vrapimin shpërthyes që e karakterizon”.
Me ndeshjen finale të dielën e 18 dhejtorit, duket se Messi dhe Mbappe do të ruajnë sërish vrapimin e tyre derisa t'u garantohet një shans për të shkuar drejt portës.

