“Mbi ligjin” – Ja pse Mohamed Kudus nuk u ndëshkua për zhveshjen e fanellës
Mohammed Kudus nuk u ndëshkua me karton të verdhë kur e zhveshi fanellën për ta nderuar Christian Atsun, i cili e vra nga tërmeti në Turqi, pasi shënoi gol në fitoren e Ajaxit kundër Sparta Rotterdam.
Përfaqësuesi i Ganës Kudus shënoi gol për gjigantin holandez në fitoren 4:0 kundër Rotterdamit të dielën, dhe vendosi ta zhveshë fanellën për t’i bërë nderime Atsus me një mesazh “Pusho në paqe Atsu” në një veshje të brendshme.
Zhveshja e fanellës është e dënueshme me karton të verdhë në futboll, por gjyqtari kryesor i ndeshjes, Pol van Boekel, vendosi të mos i ndjek rregullat e lojës dhe nuk e ndëshkoi fare ganezin, duke thënë se e kishte kuptuar se Kudus ishte shumë i etur për ta nderuar bashkatdhetarin e vet.
“Kjo është më e madhe sesa rregullat e futbollit, bëhet fjalë për jetë a vdekje”, tha Kudus për ESPN pas ndeshjes.
“Gjyqtari tha se nuk lejohej, por ai e kuptoi gjendjen. Unë i jam mirënjohës atij për këtë dhe e respektoj shumë atë”, shtoi ai.
Duke shpjeguar veprimin e tij, Kudus shtoi: “Kjo ishte për Christian”.
Rest in peace, Christian Atsu ♥️🇬🇭 pic.twitter.com/TJHBYMxyUq
— AFC Ajax (@AFCAjax) February 19, 2023
“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi në Turqi. E zgjodha këtë sepse ai ishte shumë i dashur për mua. Kam mësuar shumë duke e shikuar atë, ai më këshillonte mua vazhdimisht. Çdo gjë që dhashë nga vetja sot ishte për të. Nëse nuk do të kisha shënuar, do ta kisha shfaqur mesazhin në fanellë pas ndeshjes”.
Atsu, ish-lojtar i Chelseat, Newcastle dhe Everton në Premierligë, u gjet nën rrënojat e tërmetit të shtunën, gati dy javë pasi Turqia u godit nga tërmetet vdekjeprurëse.
Atsu ishte pjesë e klubit turk Hatayspor kur ndërtesa ku po jetonte në qytetin Hatay u shemb si pasojë e tërmetit më 6 shkurt.
Ai ishte vetëm 31-vjeçar dhe e kishte përfaqësuar Ganën në futbollin ndërkombëtar.
