Mbappe nuk dëshiron të jetë numri 9-sh, ai e do rolin e Messit dhe Neymarit - NACIONALE

Mbappe nuk dëshiron të jetë numri 9-sh, ai e do rolin e Messit dhe Neymarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sezonin e kaluar, Kylian Mbappe, përfundoi i dyti me gola të shënuar nga të gjithë lojtarët që luajnë në top pesë ligat evropiane, me vetëm Robert Lewandowskin përmbi të.

Këpucën e Artë si përfundim e mori Lewa me 35 gola të shënuar krahas 28 të sulmuesit francez. Më integruese është fakti se edhe kur bëhet fjalë për asiste ishte vetëm një lojtarë mbi të, Thomas Muller, 18 të gjermanit krahas 17 të Mbappes. Për koincidencë tetë nga asistimet ishin për Lewan dhe po të mos ishte ky partneritet, sulmuesi i PSG-së do të ishte asistuesi dhe shënuesi më i mirë në Evropë.

European Golden Boot Rankings | MARCA in English

Për golat e tij nuk kishte asnjëherë dyshim, sepse që në sezonin debutues ishte një shënues pjellor, por aspekti i krijimit të rasteve ishte diçka e re, sepse francezi asnjëherë më parë nuk kishte bërë më shumë se tetë asiste në Ligue 1. Kjo është pak befasuese kur kemi parasysh se ishte sezoni i parë së bashku me Lionel Messin apo mbretin e asistimeve.

Por nëntë ndeshjet e para në këtë sezon të ri e shohin Mbappen pa asnjë asistim në 28 golat e shënuar nga skuadra, ndërsa Messi dhe Neymar kanë bërë nga shtatë asistime secili.

Mbappe është golashënuesi më i mirë në ligë, por diçka ka ndryshuar. Ai edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve vetëm ka shënuar pa asistuar në asnjë gol.

Kjo është në kundërshtim me atë se çfarë Mbappe kërkon nga karriera e tij.

“Tipi i lojtarit që luan me topin, lidh lojën, gjithashtu mund të luajë pa top dhe të krijojë hapësira edhe pa top. Ky është lloji i lojtarit që unë dua të jem”, shpjegoi ai.

Në sezonin e kaluar ishte, por këtë sezon është shumë ndryshe nga ai që kaloi.

Së pari, Messi dhe Neymar humbën shumë ndeshje në 2021-22, me Messin që iu desh pak kohë për t'u përballur me Ligue 1. Mbappe bëri 34 starte, krahasuar me 24 të Messit dhe 22 të Neymarit. Pothuajse automatikisht, Mbappe dominoi skuadrën.

Së dyti, PSG ndonjëherë përdorte një sulmues tjetër, gjë që e lejoi Mbappen të merrte pozicione më të thella. Mauro Icardi nuk ishte një lojtar i rregullt, duke filluar 10 ndeshje - përgjithësisht në gjysmën e parë të sezonit - dhe ai shënoi vetëm katër gola. Por shumë nga paraqitjet më të mira të Mbappes – kundër Troyes, Strasburgut, Angers dhe Brestit, pa dyshim që nuk janë kundërshtarët më të ashpër – erdhën kur Icardi filloi si pika qendrore dhe Mbappe krijonte rreth tij.

Dhe së treti, sistemi i PSG-së ndryshoi. Emërimi i Christophe Galtier nënkuptonte një kalim nga 4-2-3-1 ose 4-3-3 në 3-4-3 në letër, shkruan TheAthletics.

Kjo ndryshoi strukturën e ekipit në mënyrë dramatike, sepse është më shumë si 3-4-2-1 në fushë. Sistemi i PSG-së kishte të bënte me marrjen e Neymar dhe Messit, të cilët kanë lirinë për të dalë në mesfushë, në hapësirën midis linjave.

Nuk ishte katastrofike, por kjo nuk ishte ajo që donte Mbappe. Ai nuk po luante si lojtar i gjithanshëm. Ai nuk mund të hynte në zonën ku ishin Messi dhe Neymar.

Dhe kjo, në një masë të madhe, ishte ajo që ka nxitur ankesat e fundit të Mbappe për pozicionimin e tij. “Unë luaj ndryshe (me Francën ),” tha ai ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare kohët e fundit. “Unë jam i ngarkuar me gjëra të tjera këtu në krahasim me klubin tim. Këtu kam shumë më tepër liri. Trajneri e di që ka një numër 9 si Olivier (Giroud) që zë mbrojtjen dhe unë mund të lëviz përreth dhe të lëviz në hapësirë. Në Paris është ndryshe, nuk ka. Më kërkohet të jem pivot.”

Një postim i fshirë në Instagram javën e kaluar me sa duket kritikoi taktikat e Galtier, i kompletuar me hashtagun 'pivot gang', duke vënë në thelb të njëjtën pikë.

Ndeshja ndaj Marseilles të dielën ishte diçka më ndryshe seç u mësuam nga Parisi i këtij sezoni. Messi po luante nga e djathta si gjithnjë, por Neymar u zhvendos në qendër e Mbappe në të majtë, ku pati menjëherë rezultat për francezin që arriti në asistin e parë në këtë sezon, në golin e vetëm që u shënua nga Neymar.

Në këtë pozitë, Mbappe, ishte kërcënues para golit si gjithnjë dhe duket se tashmë ky pozicion do të aplikohet nga Galtier për sulmuesin francez.

Lajme të ngjashme