Galtier: Më befasoi lajmi për Mbappen, ai është i fokusuar në PSG
Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, thotë se u befasua nga komentet e Luis Campos për spekulimet mbi të ardhmen e sulmuesit francez, Kylian Mbappe, sidomos këto komente kur vijnë pak para një ndeshje të madhe siç ishte ajo e mbrëmshmja, por trajneri francez thotë se Mbappe është i fokusuar në skuadër dhe dje tregoi se është lojtar i madh.
Drejtori sportiv në PSG, Campos, para ndeshjes së natës së kaluar ndaj Benficës, mohoi raportimet se Mbappe kishte kërkuar të largohej nga kampioni i Francës, gjë që trajnerin e parisienëve e zërën në befasi, por ai nuk deshi të komentonte mbi thashethemet e mediave.

Galtier i tha Canal+ pas ndeshjes: "Kylian tregoi sonte se është një lojtar i madh dhe se është i fokusuar te kjo garë. Nga një spekulim e kthejmë në informacion, nga informacioni e kthejmë në deklaratë. Unë habitem me këtë lajm dhe më befasoi se si një lajm i tillë publikohet para një loje të rëndësishme."
Galtier gjithashtu dha një informacion të ri për një dëmtim që pësoi 23-vjeçari në fund të barazimit 1-1: "Ai shtrëngoi dhëmbët për të mbajtur deri në fund. Ishte një kthesë, ai mori një ndërhyrje të keqe. Ishte e dhimbshme, ai preferoi të largohet nga ndeshja”.
Mbappe shënoi nga pika e bardhë në këtë ndeshje, në të cilën mungoi Lionel Messi shkak të lëndimit.

Sipas raportimeve nga të gjitha mediat botërore dje, sulmuesi ka kërkuar të largohet nga klubi pavarësisht se nënshkroi një marrëveshje të re në verë me një kontratë të majme - kur ai kishte një ofertë alternative nga Real Madrid.
Pasi doli nga fusha me një dëmtim në minutat e fundit, e ardhmja e afërt e Mbappe është po aq e pasigurt sa ajo afatgjate. Gjasat janë që ai të jetë mirë për ndeshjen e fundjavës me Marseille, por në pikëpyetje mbetet angazhimi i tij ndaj PSG-së, pas këtyre spekulimeve.
.jpg?format=jpg)
23-vjeçari ka pasur një fillim të mirë të sezonit me gola të shënuar, ku në ligën franceze dhe Ligën e Kampionëve ka shënuar 12 gola në 13 paraqitje dhe mbetet së bashku me Robert Lewandowskin, konkurrentë të Erling Haaland, për këpucën e artë evropiane.
