Daut Haradinaj e kërkonte zhbërjen e Speciales që në 2024: “U bë boll!” - NACIONALE

Daut Haradinaj e kërkonte zhbërjen e Speciales që në 2024: “U bë boll!”

21 orë më parë

nga NACIONALE

Pas aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, po rikthehet në vëmendje një deklaratë e Daut Haradinajt nga dhjetori i vitit 2024, kur ai kishte kërkuar zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Haradinaj atëherë kishte deklaruar se Gjykata Speciale ishte krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe se, sipas tij, pikërisht Kuvendi duhej ta zhbënte atë.

“Gjykata Speciale u kriju në Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet ta zhbëjë. Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do ta zhbëjmë. U bo boll!”, kishte shkruar Haradinaj.

Deklarata e tij po rikthehet në vëmendje pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.

Qëndrimi i Haradinajt për zhbërjen e Speciales nuk është i ri. Në vitin 2015, kur Kuvendi i Kosovës votoi ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, Aleanca ishte ndër subjektet politike që votoi kundër.

Lajme të ngjashme