Trondit Kylian Mbappe, kërkon t’i bashkohet Real Madridit në janar - NACIONALE

Trondit Kylian Mbappe, kërkon t’i bashkohet Real Madridit në janar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini në janar dhe t’i bashkohet Real Madridit në janar, pasi i ka prishur plotësisht marrëdhëniet me kampionin francez.

Gazeta spanjolle Marca raporton se Mbappe e ka njoftuar PSG-në se dëshiron të largohet në janar, vetëm pesë muaj pasi nënshkroi marrëveshje të re me klubin parisien.

PSG-ja, megjithatë, nuk do të pajtohet ta shesë atë te gjiganti spanjoll në asnjë mënyrë, sipas të përditshmes madrilene, duke e lënë Liverpoolin si mundësinë e vetme të mirë për të.

Madridi ishte pajtuar t’i paguante 200 milionë euro për Mbappen në verë, por francezi vendosi të qëndronte në Paris.

Sipas Marcas, PSG-ja është pajtuar të punojë për largimin e Mbappes nëse përmbushen disa kushte të caktuara, ndër largimin e Real Madridit nga tavolina e bisedimeve.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në të kaluarën kishte shprehur interesim për Mbappen, duke e vlerësuar atë si ndër më të mirët në botë, por e kishte pranuar se çmimi i tij i lartë do të ishte problem për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.

Në verë, superylli francez nënshkroi marrëveshje të re me PSG-në me kohëzgjatje deri në vitin 2025. Sipas kësaj ujdie, Mbappe i fiton gati një milionë euro në javë në Parkun e Princave por kjo nuk i ka ndalur thashethemet për të ardhmen e tij.

Mbappe po duket i palumtur në këtë fillim sezon në Francë, pasi haptazi e kritikoi trajnerin e vet Christophe Galtier dhe kishte mosmarrëveshje me Neymarin në një ndeshje lige.

Javën e kaluar, ai e kritikoi Galtierin pas barazimit të PSG-së pa gola kundër Reims.

Mbappe e postoi një fotografi të veten në Instagram me mbishkrimin “pivotgang” duke e kritikuar trajnerin për pozitën në të cilën e kishe vendosur në fushë.

Tensionet mes Mbappes dhe Neymarit janë rritur në muajt e fundit, pasi ata u fjalosën për një penallti gjatë fitores së PSG-së 5:2 kundër Montpellier në gusht.

Pasi Mbappe e kishte humbur një penallti në fillim të ndeshjes, ai u fjalos me Neymarin për penalltinë e dytë, të cilën e gjuajti dhe shënoi braziliani. Mbappe nuk e festoi golin me bashkëlojtarë.

Më vonë, Neymari e pëlqeu një postim në rrjetet sociale ku Mbappe kritikohej.

Lajme të ngjashme