Mbappe lë të hapur derën për kalimin te Real Madrid pavarësisht që e refuzoi gjigantin spanjoll për PSG-në
Sulmuesi Kylian Mbappe refuzoi kalimin te Real Madrid duke nënshkruar kontratë te re me Paris Saint-German, por thotë se një gjë e tillë mund të ndodh në të ardhmen.
Francezi ishte shumë i lidhur me kalimin në "Parkun e Princave" me kontratën që i skadonte në verën e vitit 2022. Por, pastaj gjeti gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës, duke hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Spanjë.
Sidoqoftë, tani për "New York Times", i pyetur për kalimin e mundshëm te Real Madrid, francezi lë të hapur këtë mundësi.
"Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodh. Nuk kam qenë asnjëherë në Real Madrid, por më duket sikur është shtëpia ime".
Mbappe ka konfirmuar se pas bisedës me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, vendosi të qëndrojë në "Parkun e Princave".
"Nuk kam imagjinuar asnjëherë se do të flisja me presidentin për të ardhmen, për karrierën time në futboll, pra është diçka e çmendur".
"Ai më tha "Dua të qëndrosh, nuk dua të largohesh tani sepse je shumë i rëndësishëm për shtetin tonë". Pastaj më tha "Do të kesh kohë të largohesh, mund të qëndrosh edhe pak". Sigurisht, kur presidenti të thotë duhet ta ndjekësh", përfundoi ai.
Ndërkohë, Mbappe deklaroi se nuk qëndroi te PSG shkaku i parave, pasi vlera të larta do të fitonte edhe Real Madrid.
“Sepse kudo që të shkoj unë, fitoj para. Unë jam lojtar i tillë, kudo që shkoj fitoj”, përfundoi Mbappe.
Ndërkohë, mediumi "New York" raporton se Mbappe fitoi 125 milionë dollarë shtesë vetëm duke rinovuar kontratën, që është pagesa më e madhe në historinë e këtij sporti.
Ndërsa, brenda tre viteve do të përfitojë hiq më pak se 251.4 milionë euro.
Kujtojmë, se PSG ditën e martë do të nis aventurën në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Juventusin me fillim nga ora 21:00.

