Trajneri i PSG-së: Mbappe ka të drejtë, i duhet një lojtar tjetër për t'i krijuar liri
Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka thënë se ylli francez Kylian Mbappe ka pasur të drejtë kur ka thënë se në ekipin kombëtar ka më shumë liri për shkak të lojtarit të katërt dhe thotë se është dështim i klubit që nuk ka arritur të sjellë një profil të tillë në skuadër siç ka Franca në rastin e Olivier Giroud, që do t’i mundësonte liri më të madhe Mbappes pastaj.
Pasi shënoi kundër Austrisë në Ligën e Kombeve këtë javë, Mbappe tha se i jepet "më shumë liri" kur është në aksion me ekipin kombëtar për shkak të partneritetit të tij me Olivier Giroud, i cili shpërqendron mbrojtësit kundërshtarë për t'i krijuar hapësirë yllit të PSG-së. Në nivel klubi, nga ana tjetër, ai është pjesë e një treshe të parë me Neymar dhe Lionel Messi dhe ngarkohet me përgjegjësi të tjera në ndeshje.

Galtier nuk i kundërshtoi komentet e Mbappes, por thotë se dështimi i klubit për të nënshkruar me një tjetër sulmues në afatin kalimtar të verës është arsyeja pse skuadra e tij luan një tjetër stil loje, duke u thënë gazetarëve: “Analiza e tij është e drejtë. Ai nuk është në të njëjtin sistem këtu si me kombëtaren franceze. Është një bisedë që kam pasur me të gjatë para-sezonit dhe një bisedë që kam pasur edhe me presidentin dhe Luis Campos.

"Të gjithë ishim të bindur se kishim nevojë për një lojtar të katërt me një profil tjetër. Ky lojtar i katërt nuk erdhi kurrë. Është turp që situata është kështu. Kylian e ka këtë lojtar referues në kombëtare. Ne kemi një mënyrë të ndryshme loje, profile të ndryshme, por edhe ato janë gjithashtu interesante. Marrëdhënia teknike mes Neymar, Lionel Messi dhe Mbappe është e ndryshme nga ajo që shihni me ekipin kombëtar.”

Zhgënjimi i Mbappe me stilin në PSG vjen pavarësisht vendimit të 23-vjeçarit për të refuzuar një ofertë për t'u bashkuar me Real Madridin dhe në vend të kësaj të angazhohet për një marrëveshje të re afatgjate në kryeqytetin francez. Plus, raportimet për një përçarje në marrëdhënien e tij me Neymarin vetëm sa i shtojnë problemet e tij në Parkun e Princave.
Paris Saint-Germain do të kthehet në aksion pas dy javë pushimi, ku ndeshjen e radhës në Ligue 1 do ta zhvillojnë të shtunën më 1 tetor, kundër Nices.

