Kylian Mbappe e thumbon PSG-në: Në Francë gëzoj më shumë liri - NACIONALE

Kylian Mbappe e thumbon PSG-në: Në Francë gëzoj më shumë liri

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe e ka thumbuar klubin e vet Paris Saint-Germain, duke thënë se po gëzon më shumë liri duke luajtur për Kombëtaren e Francës se sa për klubin.

Mbappe shënoi gol në fitoren e Francës 2:0 kundër Austrisë në Ligën e Kombeve të enjten mbrëma, me Olivier Giroud që e shënoi golin tjetër.

Gjatë ndeshjes, sulmuesi i PSG-së bashkëveproi disa herë me sulmuesin e Milanit, gjë që nuk është parë shumë nga ai me bashkëlojtarët e tij në klub, Lionel Messi dhe Neymar.

Pasi i ndihmoi Kombëtares drejt triumfit, Mbappe tha se kur luan me PSG-në është ndryshe sepse nuk e ka lirinë e njëjtë në fushë si me Francën.

“Me Francën luaj ndryshe. Këtu më kërkohen tjera gjëra krahasuar me klubin. Këtu kam shumë më shumë liri. Trajneri e di se e kemi një numër 9 si Oliv (Giroud) i cili më krijon hapësirë në sulm. Në Paris është ndryshe, nuk e kemi këtë. M’u kërkohet ta luaj edhe pivotin, është ndryshe”, tha Mbappe për L’Equipe.

Megjithëse Mbappe së fundmi nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me PSG-në me mundësi për ta zgjatur edhe për një vit tjetër, thumbimi që ia bëri tani tregon se ai nuk po ndihet rehatshëm në kryeqytetin francez, veçanërisht duke ditur se kishte edhe një mosmarrëveshje me Neymarin për penalltinë javë më parë.

Ishte thënë se Mbappe po e xhelozon ndikimin e Neymarit tek bashkëlojtarët dhe trajneri i PSG-së Christophe Galtier u desh të ndërhyjë për ta shuar incidentin mes tyre.

Mbappe pritet të luajë për Francën edhe në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve kundër Danimarkës në fundjavë.

Lajme të ngjashme