Përçarje në PSG: 10 lojtarë argjentinas dhe spanjollë kundër Kylian Mbappes - NACIONALE

Përçarje në PSG: 10 lojtarë argjentinas dhe spanjollë kundër Kylian Mbappes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Kylian Mbappe është në qendër të një ndarjeje brenda skuadrës së Paris Saint-Germainit dhe po e humb me shpejtësi përkrahjen e bashkëlojtarëve, pasi disa lojtarë janë të zemëruar me pozitën e tij të privilegjuar në klub.

Mbappe nënshkroi marrëveshje të re me kampionin francez në verë me një pagë marramendëse javore prej rreth 700 mijë eurove, pasi çuditërisht e hodhi poshtë ofertën e Real Madridit.

Sipas ujdisë së re, Mbappe gjoja gëzon ndikim edhe mbi çështjet sportive dhe mbi mënyrën se si udhëhiqet klubi.

Megjithatë, kjo s’i ka ndalur fjalët në Parkun e Princave me drama të vazhdueshme që po e ngufatin klubin. Siç u raportua në fillim të kësaj jave, Mbappe tani dëshiron të largohet nga PSG-ja sepse ndihet i tradhtuar nga bordi i klubit.

Dhe tani, sipas gazetës franceze L’Equipe, përçarja brenda skuadrës po vazhdon të rritet kundër Mbappes.

Raportohet se disa prej bashkëlojtarë të tij janë të pakënaqur me qëndrimin dhe sjelljen e superyllit francez, të cilat po ndryshojnë prej javës në javë. Kjo ka bërë që Mbappe të mbetet goxha i vetmuar në skuadër.

Skuadra e PSG-së është e ndarë tani, me Neymarin dhe bashkëlojtarët e tij amerikanojugorë që janë bashkuar kundër Mbappes, pasi mësuan për dëshirën e francezit për t’u larguar nga klubi.

Njëlloj, edhe qendërmbrojtësi Marquinhos dhe lojtarët spanjollë në skuadër janë të zemëruar me pushtetin në rritje të Mbappes.

Bastoni përkrahës i Mbappes është duke u zvogëluar në vazhdimësi dhe ai tani e ka përkrahjen e vetëm disa bashkëlojtarëve francezë, si Presnel Kimpembe, Nordi Mukiele dhe Hugo Ekitike, si dhe të Achraf Hakimit.

Klubi shpresonte se me ardhjen e trajnerit të ri Christophe Galtier në verë ndarjet brenda zhveshtores, të cilat në të kaluarën e kishin penguar përparimin e klubit, do të zgjidheshin.

Gjasat për këtë u rritën me largimin e argjentinasve si Angel Di Maria dhe Leandro Paredes, megjithatë, amerikanojugorët e mbetur në klub janë tejet të pakënaqur me pushtetin që Mbappe e gëzon në klub.

Lajme të ngjashme