Matthaus pyet i habitur: Bayerni ku po i merr gjithë këto para?
Lothar Matthaus llogaritet si njëri prej lojtarëve legjendar të Bayern. Ai është shprehur spektik në lidhje me një transferim të mundshëm të De Ligt.
Bayern në qendër të objektivave të saj e ka vendosur mbrojtësin De Ligt. Askush nga drejtuesit e klubit më të trofeshëm gjerman nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur në radhët e veta atë. Shifrat që fliten janë të mëdha dhe shpeshherë nuk korrespondojnë me limitet buxhetore me të cilat thirret se operon vetë Bayern.
Në kuadër të një interviste për të përditshmen më të madhe gjermane, Bild, ish-lojtari i Bayern, Lothar Matthaus, është shprehur në lidhje me interesimin e klubit për De Ligt.
Ai ka shfaqur habinë e tij në lidhje me shifrat që po përmenden që do t'i ofrojë Bayern.
"E pyes veten, nga ku vijnë gjithë këto para paprimtas? Deri pak më herët thuhej se kishte më pak të hyra nga shitja e të drejtave televizive për shkak të pandemisë. Për këtë arsye nuk u gjet edhe marrëveshja për një rinovim të kontratës së Robert Lewandowskit. Madje, edhe situata rreth Serge Gnabry vazhdon të jetë në dyshim.
"Pastaj vjen Sadio Mane për 41 milionë euro dhe duhet akoma të vijnë Konrad Laimer për 30 milionë eyuro dhe De Ligt për 60, 70, 80 milionë euro", përfundoi i habitur Matthaus.
Kujtojmë se Bayern dhe Chelsea llogariten si klubet favorite për t'i siguruar shërbimet e mbrojtësit holandez, De Ligt. Ky i fundit e ka njoftuar klubin e tij, Juventus, se dëshiron të largohet për ta filluar një përvojë të re gjetiu.
Ndërkohë, mediet e ndryshme evropiane, qofshin ato të afërta me Bayern apo me Juventus, kanë shkruar se Bayern po përgatit një ofertë prej 75 milionë euro, plus 15 milionë euro tjera bonuse, për ta bindur Juventusin që ta lirojë De Ligtin.

