Mateo Kovacic konfirmon largimin nga Chelsea, ka disa fjalë edhe për Man Cityn - NACIONALE

Mateo Kovacic konfirmon largimin nga Chelsea, ka disa fjalë edhe për Man Cityn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Mateo Kovacic ka pranuar se është gati të largohet nga Chelsea pas një sezoni vërtetë të keq.

Duke folur para ndeshjes së Kroacisë ndaj Holandës në javën e ardhshme, 29-vjeçari e ka pranuar se me shumë gjasë do të largohet nga Londra.

Kovacic gjithashtu mori shansin që të jep lëvdata për Manchester Cityn, pas negociatave që kanë nisur javë më parë me skuadrën e Pep Guardiolas.

Kam edhe një vit të mbetur në kontratë me Chelsean. Ka qenë një sezon vërtet i keq”.

Çdo gjë jep sinjale që pas pesë viteve do ta ndryshoj vendin, por do të shohim se çfarë do të ndodh”.

Manchester City është top skuadër dhe e meriton të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Kjo është çfarë kam për të thënë. Vera është e gjatë, do të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, deklaroi ai.

Kroati ka bërë 37 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat këtë edicion, duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asistime.

Trajneri i ri Mauricio Pochettino do të provojë ta shpëtojë Chelsean dhe synon një rindërtim në Londër, prandaj Kovacic është vetëm një nga lojtarët që pritet të shitet.

Mason Mount gjithashtu është afër t’i bashkohet Manchester Unitedit, derisa N’Golo Kante ka kompletuar transferimin te Al-Ittihadi.

Lajme të ngjashme