Massimiliano Allegri qartëson ujërat rreth përleshjes me Leandro Paredes - NACIONALE

Massimiliano Allegri qartëson ujërat rreth përleshjes me Leandro Paredes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur më shumë rreth përplasje që ndodhi me mesfushorin e zonjës së vjetër, Leandro Paredes, gjatë stërvitje siç u raportua nga mediat lokale.

Argjentinasi ishte i inatosur dhe hyri në një debat të ashpër me trajnerin e tij për shkak të minutazhit të vogël në ndeshje. Gjithashtu, Paredes refuzoi të stërvitej pas drekës duke vënë të ardhmen e tij te Juventusi në dyshime.

Allegri hodhi poshtë armiqësitë gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

“Të hënën e Pashkëve të gjithë hëngrëm mirë. Bëmë një bisedë me të. Unë e kuptoj që një lojtar që luan më pak është nervoz. E rëndësishme është që të gjithë të jenë të përqendruar. Kur unë marrë vendime edhe nëse jam gabim, i bëj ato në bazë të skuadrës. Më vjen mirë që ai kishte këtë reagim sepse do të thotë që ai dëshiron të bëjë punë të mirë në dy muajt e fundit”, tha ai.

Leandro Paredes Juventus 2022-23

Ndërsa argjentinasi ka rënë nga përzgjedhja në formacionin startues, një lojtarë tjetër që ka siguruar vendin në formacion është Dusan Vlahovic. 23-vjeçari ka startuar në të gjitha ndeshjet e Juventusit përveç dy ndeshjeve që nga fillimi i vitit, por ka shënuar vetëm dhjetë gola gjatë gjithë sezonit. Kjo ka çuar natyrshëm në kritika nga disa pjesëtarë të klubit, megjithëse Allegri shpejtoi të theksojë se Vlahovic nuk është i vetmi sulmues i ri që është nën vëzhgim që nga bashkimi me Juventusin.

Dusan Vlahovic

“Ka pasur kritika për Ronaldon kur u bë pjesë e klubit. Ai do të gjejë golin, ai është 23-vjeçar dhe është përmirësuar teknikisht. Gjatë karrierës ka momente kur gjërat nuk shkojnë mirë për ty. Duhet të qëndrosh i qetë. Rabiotin vitin e kaluar disa nuk kanë dashur as ta shikojnë në fushë, nëse nuk jam gabim. Dusan ka karakteristika specifike dhe nuk është se ai është më pak i fortë sesa kur erdhi”, tha Allegri.

Cristiano Ronaldo Juventus Turin

Pasi ka luajtur vetëm rreth 30 minuta futboll që nga kthimi i tij në Juventus, ende nuk ka pasur një përgjigje konkrete për situatën e lëndimit të Paul Pogbas para ndeshjes të së enjtes në Ligë të Evropës kundër Sporting CP. Allegri rreth kësaj situate shtoi: “Pogba është thirrur dhe nëse do ta kishim në kushtet më të mira në fund të sezonit do të ishte e rëndësishme”.

Juventusi pret Sportingun në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligë të Evropës, të enjten, para një udhëtimi në Sassuolo që e pretë Juventusin në kuadër të Serie A të dielën.

Lajme të ngjashme