Allegri dhe Paredes përleshen në stërvitjen e Juventusit
Një përleshje raportohet se ka ndodhur mes yllit argjentinas, Leandro Parades dhe trajnerit, Massimiliano Allegri gjatë stërvitjes së Juventusit të hënën, në prag të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Evropës.
Zonja e vjetër u stërvitë para rreth 300 tifozëve që ishin në tribunën e qendrës së tyre stërvitore Continassa, të hënën, ku disa ishin mbledhur për të parë ekipin duke u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sportingut të enjten.
Kur lojtarët ndaluan për fotografi dhe disa autografe, tensionet u rritën mes Parades dhe Allegrit sipas La Gazzeta dello Sport./raporton Nacionale
.jpg?format=jpg)
Sipas raportimeve, mesfushori dhe fituesi i Kupës së Botës ishte kthyer i nervozuar në dhomën e zhveshjes, disa metra pas trajnerit të tij, para se të fillonte zënka disa minuta më vonë.
Para një pjese të madhe të skuadrës së Juventusit, Parades filloi të ballafaqohej me Allegrin për mungesën e mundësisë së tij për të luajtur, pasi që huazimi i tij në Torino nga Paris Saint Germain filloi në gusht.
Argjentinasi ka regjistruar vetëm 1,086 minuta në të gjitha ndeshjet e Juves në të gjitha garat këtë sezon dhe ka luajtur vetëm 170 minuta që nga shkurti.
Parades u raportua se ishte zemëruar edhe për shkak të rënies së rendit në mesfushën e Juventusit, me bashkatdhetarin 21-vjeçar Enzo Barrenechea që shpesh preferohej në formacionet fillestare të Allegrit.
.jpg?format=jpg)
Diskutimi mes mesfushorit dhe trajnerit ishte aq i tensionuar sa që Parades nuk qëndroi për drekën e planifikuar me pjesën tjetër të lojtarëve, stafin e trajnerëve dhe familjet e tyre pasditen e së hënës.
Që nga eliminimi nga Liga e Kampionëve, Juventusi nuk ka më detyrim të blejë Parades nga PSG në verë për çmimin prej 20 milionë eurove.

Gazetta raporton se Juventusi do të preferonte që ato para të investoheshin në David Frattesi të Sassuolos, i cili po bëhet një objektiv gjithnjë e më popullor në Allianz Stadium./Orselina Lazraj
