Liga e Evropës: Shorti i vë përballë Man Unitedin dhe Sevillën në çerekfinale
Shorti i fazës çerekfinale në Ligën e Evropës i ka vënë përballë Manchester Unitedin dhe Sevillën.
Çerekfinalja e dytë do të jetë ajo mes Juventusit dhe Sportingut, klubit portugez që e eliminoi njërin nga favoritët, Arsenalin, mbrëmë në një të tetën e finales.
Bayern Leverkusen takohet me befasinë e këtij edicioni Union SG, ndërsa Feyenoord kundër Romës.
The quarter-finals are set! 👊
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 17, 2023
😍 Most exciting tie here? #UELdraw pic.twitter.com/jslA1pafqW
Fituesi i çerekfinales së parë United – Sevilla do të përballet me fituesin e çerekfinales së dytë, Juventus – Sporting, në gjysmëfinalen e parë.
Fituesi i çerekfinales së tretë Leverkusen – Union SG përballet me fituesin e çerekfinales së katërt Feyenoord – Roma, në gjysmëfinalene dytë.