"Pogba është lojtari që i sjellë më së shumti probleme Juventusit" - NACIONALE

"Pogba është lojtari që i sjellë më së shumti probleme Juventusit"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish mesfushori i Juventusit, Marco Tardelli nuk ka mbetur i befasuar me mosftesën e Paul Pogbas duke këshilluar klubin të fokusohet tek talentët e rinj.

Rikthimi i francezit në Torino nuk ka qenë fare i mirë duke zhvilluar vetëm 35 minuta në Seria A që kur arriti verën e kaluar, shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Pogba u shërua dhe luajti në dy ndeshjet e fundit të Juventusit, por pastaj nuk u ftua ndaj Eintracht Frankfurtit shkaku që u vonua në mbledhjen e skuadrës, derisa mungon ndaj Sampdorias si pasojë e një lëndim muskulor.

Duke folur në "Rai Due", Tardelli thotë se Pogba është problemi më i madh i Juventusit.

"Nuk e di nëse është e vërtetë nëse u lëndua, por Pogba është një ndër lojtarët që i sjellë më së shumti probleme Juventusit".

"Shpresoj që Bianconerët të menaxhojnë që të përmirësojnë situatën me lojtarët e rinj dhe t'iu besojnë më shumë".

Duke marrë parasysh këtë situatë aktuale, nuk do të ishte çudi nëse Pogba do të bëhej me skuadër të re në verë edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026.

Juventus tani do ta zhvillojë derbin ndaj Sampdorias në kuadër të Seria A.

Lajme të ngjashme