Martinelli anashkalon Odegaardin kur flet për liderin e vërtetë të Arsenalit në fushë
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, ka anashkaluar kapitenin e skuadrën, Martin Odegaard, kur ka folur për liderin e vërtetë në fushë, me Granit Xhakën që e cilëson si të tillë.
Reprezentuesi brazilian është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme për topçinjtë në këtë fillim sezon, duke regjistruar katër gola dhe dy asiste dhe së bashku me shokët e skuadrës po vazhdojnë duke impresionuar në krye të tabelës së Premierligës.

Kapiteni, Odegaard, ka vazhduar të bjerë në sy me lojën e tij, por Martinelli thotë se mesfushori zviceran me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka qenë forca e vërtetë lëvizëse e skuadrës së Mikel Artetas.
Xhaka edhe pse iu hoq shiriti i kapitenit për shkak të përplasjes me tifozët dhe disa kohëve që e mendonte vërtetë largimin, është kthyer në boshin kryesor të skuadrës, ku të gjithë flasin për të.

Martinelli për TheAthletic, tha: “Graniti gjithmonë thotë gjëra pozitive, të vazhdojmë me paraqitjen e mirë, ta mbajmë topin, të mundohemi të ndërtojmë aksione sulmuese, këso gjërash. Ai është lojtari që na udhëheqë gjithmonë ne në fushë.”
21-vjeçari brazilian vazhdoi fjalët e mira për Xhakën.
“Xhaka është një djalë i mrekullueshëm. E shihni sa shumë i përkushtohet skuadrës, sa kujdeset për ndeshjen dhe lojtarët gjithashtu - ai është padyshim një nga liderët tanë. Menjëherë pas golit tonë të parë kundër Tottenhamit, ai i thërret të gjithë në një grumbullim, duke na kërkuar të qëndrojmë të qetë dhe duke thënë se do të shënojmë më shumë gola. Kjo është kur e shihni se sa i rëndësishëm është ai për të gjithë lojtarët. Për lojtarët e rinj si unë dhe Bukayo [Saka], është shumë e rëndësishme të kesh një shok skuadre si ai.”

Xhaka ka shijuar një ndryshim të jashtëzakonshëm të fatit në Arsenal pasi dukej se ishte i destinuar për largim, por tani është një figurë kyçe në planet e Artetës dhe deri më tani ka bërë 261 paraqitje për Topçinjtë.
Arsenali ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në Premierligë këtë sezon me vetëm një humbje ndaj Manchester United, ndërsa një fillim të tillë e kishte vetëm në vitin 1903-04 (në nivelin e dytë) ku kishin fituar nëntë nga 10 ndeshjet e tyre të para në një sezon të ligës. Secila nga katër skuadrat e fundit që ka fituar deri në nëntë nga 10 ndeshjet e tyre fillestare në një sezon të Premierligës kanë përfunduar në krye të tabelës në fund të sezonit (Chelsea në 2005-06, Man City në 2011-12 & 2017-18 dhe Liverpool në 2019 -20).
Topçinjtë, të cilët do të jenë në aksionin në Ligën e Evropës kundër Bodo/Glimt të enjten, kryesojnë tabelën e Premierligës për momentin dhe kanë një udhëtim në Leeds United të dielën.

