Rrëfehet Xhaka, flet për inspirimin e karrierës dhe formën e lartë që po kalon Arsenali - NACIONALE

Rrëfehet Xhaka, flet për inspirimin e karrierës dhe formën e lartë që po kalon Arsenali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka treguar për motivimin dhe inspirimet e jetës, gjatë një interviste të gjatë për faqen zyrtare të Arsenalit.

Kosovari që përfaqëson Zvicrën është duke kaluar kohën më të mirë në karrierë me "Topçinjtë" ka treguar për inspirimin e madh që i ka dhënë babai i tij që nga fillimi.

"Inspirimi im më i madh kur nisa karrierën ishte babai im. Ai luajti futboll para se të lëndohej, por nuk ishte vetëm që më inspiroi Ai më mësoi të mos heq dorë asnjëherë, të jem i fuqishëm".

"Ai ishte profesionist për një klub në Kosovë kur ishte i ri, ishte anësor, por fatkeqësisht kur linda ai nuk luajti mirë, sepse u detyrua të largohet shkaku i lëndimeve".

Tutje, Xhaka komentoi synimet duke thënë se është i inspiruar nga fitorja dhe dëshiron të vazhdojë kështu.

"Jam absolutisht i inspiruar nga fitorja dhe të jem më i miri që mundem të jem. Mendoj se je i lindur me mentalitet fitues ose lider. Pa synime dhe objektiva nuk besoj se mund të arrish gjithçka. Kështu bëra tërë karrierën time dhe si e kam jetuar jetën gjithashtu".

"Dua të fitoj sigurisht, por duhet të gjesh bilancin. Më duhen sfida, kam shumë pasion për futbollin dhe sportin".

"Është një ëndërr e imja ku jam kështu, të luaj për shtetin tim dhe për një ndër skuadrat më të mira në botë. Jam i motivuar të fitoj, gjithmonë kam ëndërruar të jem futbollist dhe gjithmonë do ta kem këtë pasion që e kisha si 16 ose 17 vjeç".

Ai pastaj theksoi se ndihet shumë krenar që ka bërë mbi 250 paraqitje në fanellën e klubit anglez.

"Nëse jem i sinqertë, e dija që do ta arrija këtë numër edicionin e kaluar. Të kesh 250 ndeshje për Arsenalin më bënë krenar. Nëse dikush do më thoshte në vitin 2016 se do të isha këtu mbi shtatë vite, do ta pranoja menjëherë. Në çfarë kam kaluar dhe në çfarë ky klub ka kaluar, ende jam këtu".

"Jam ende duke luajtur për ekipin, vazhdoj të jem shumë i lumtur dhe duke shijuar lojën. Më bën krenar sepse më tregon se kam punuar, i kam besuar personave pranë, trajnerëve".

"Kam pasur më shumë kohë të mirë se te keqe te Arenal. E vetmja gjë e keqe ishte momenti që kisha me tifozët para tre vite, por gjithçka tjetër ishte pozite dhe me shumë respekt mes të gjithëve".

Në fund, Xhaka ka treguar një ngjarje që i kishte ndodhur me Aleksandr Zinchenkon.

"Ishte qesharake sepse po bëja shaka me Zinchenkon në parapërgatitje. Ishin duke kënduar emrin e tij pas vetëm tre javëve. I thashë "Alex, jam këtu që gjashtë vite dhe nuk kam asnjë këngë dhe ti sapo erdhe dhe e ke".

"Po bëja shaka dhe në fund të ndeshjes dëgjova tifozët duke kënduar këngën time. Ndoshta dëgjuan bisedën time me Alex. Por seriozisht ishte e mrekullueshme, ndjenjë e pabesueshme sepse të gjithë e dinë si kam kaluar me tifozët. Tani është në të kaluarën".

Në fund, Xhaka theksoi se duhet të vazhdojnë të përmirësohen dukshëm dhe se kanë nisur shumë mirë.

"Kemi fituar pesë ndeshjet e para për herën e dytë në histori dhe jo befasisht. Rezultatet tona tregojnë se kemi punuar në fazën parapërgatitore që të jemi në këtë pozitë. Për momentin jemi duke bërë mirë dhe nuk është e zakonshme që të fitosh pesë ndeshje radhazi, por kemi edhe shumë ndeshje përpara".

"Mund të përmirësohemi dhe kjo është gjë e mirë sepse shohim përmirësimet. Është gjithmonë mirë kur mund të përmirësohesh. Gjëja më e rëndësishme është të fokusohemi ditë pas dite, të punojmë fortë dhe të shohim ku do të përfundojmë", theksoi Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit.

Lajme të ngjashme