Marca zbulon prapaskenat: Si Real Madridi nuk e konsideroi fare nënshkrimin me Joao Cancelon - NACIONALE

Marca zbulon prapaskenat: Si Real Madridi nuk e konsideroi fare nënshkrimin me Joao Cancelon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liderët e Real Madridit nuk menduan as për një moment për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë Joao Cancelo, i cili pastaj përfundoi te Bayern Munich, kështu raporton mediumi spanjoll "Marca".

Portugezi iu bashkua "Bavarezëve" në formë huazimi me opsion blerje pasi humbi vendin në formacionin bazë të Pep Guardiolas, sidoqoftë fillimisht i ishte ofruar kampionit të Evropës, Real Madrid.

Mirëpo, Marca raporton se Real Madrid nuk e konsideroi asnjëherë si opsion pasi ishin shumë të qartë që nuk donin të investonin në afatin kalimtar dimëror.

Agjenti e kishte propozuar Cancelon te Reali në formë huazimi me opsion blerje, në të njëjtën marrëveshje që e ofroi te Bayerni, sidoqoftë “Los Blancos” kishin plane tjera.

Bordi i Real Madridit ka mbajtur mbledhjen për sezonin e ardhshëm duke diskutuar pozitat ku duhet të përforcohet skuadra, por krahu i djathtë i mbrojtjes as nuk ka hyrë në debat.

Real Madrid synon të përforcohet me Jude Bellingham në mesfushë dhe rikthimin e Fran Garcia në krahun e majtë të mbrojtjes dhe ndoshta një sulmues të ri pasi Mariano Diaz do të largohet dhe Eden Hazard pritet të shitet.

Besimi i plotë te Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez

Në këtë takim të mbajtur, Real Madrid nuk debatoi fare për krahun e djathtë shkaku i besim të plotë te Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez. Të dy spanjollët kanë kontratë edhe për dy vitet në vijim, duke mos harruar se zgjidhja e tretë Alvaro Odriozola ka kontratë deri në vitin 2024, sidoqoftë ky i fundit pritet të largohet.

Si Carvajal ashtu edhe Vazquez kanë qenë në formë të lartë këtë dekadën e fundit, andaj klubi madrilen beson plotësisht se sapo të shërohen plotësisht nga lëndimet do të gjejnë nivelin e edicionit të kaluar. Sigurisht pa harruar Nachon, i cili tani po luan në atë pozitë.

Përpos kësaj, Real Madrid tashmë ka vendosur se kjo pozitë në të ardhmen t'i takojë Vinicius Tobias, futbollist i cili po vazhdon të përmirësohet shumë.

Lajme të ngjashme