Zyrtare: Joao Cancelo kalon në Bayern Munich - NACIONALE

Zyrtare: Joao Cancelo kalon në Bayern Munich

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Joao Cancelo i është bashkuar kampionit gjerman Bayern Munich në një marrëveshje huazimi gjashtëmujor nga Manchester City.

Mbrojtësi anësor 28-vjeçar do të qëndrojë në Bayern deri në fund të këtij sezoni, por klubi gjerman ka mundësi ta blejë atë në verë për 70 milionë euro.

“Vendimin e mora sepse dua të luaj, sepse javëve të fundit kam luajtur shumë pak”, tha Cancelo në një konferencë për media.

Përfaqësuesi i Portugalisë iu bashkua kampionit të Premierligës nga Juventusi në vitin 2019 dhe i bëri 98 paraqitje në ligë për skuadrën e Pep Guardiolës.

“Ka pasur thashetheme se marrëdhëniet e mia me Pep nuk ishin më të mirat, por fakti është se unë doja të luaja më shumë”, tregoi ai.

Në shkurt 2022, Cancelo nënshkroi marrëveshje të re me Cityn deri në vitin 2027 dhe tha se largimi i tanishëm nga Etihadi nuk është përfundimtar.

Lajme të ngjashme