Mane: Vendimi për të luajtur në Bundesligë ka qenë optimal - NACIONALE

Mane: Vendimi për të luajtur në Bundesligë ka qenë optimal

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Bayern, Sadio Mane, është shfaqur tejet i lumtur, pasi skuadrat e tij ia doli ta fitojë Superkupën e dhjetë të Gjermanisë në histori të klubit, duke mposhtur 3:5 Leipzigun.

Më në fund u zhbllokua Mane me fanellën e Bayern. Ai shënoi golin e tij të parë me fanellën e klubit më të trofeshëm gjerman.

Kjo ishte një pikënisje e mirë për të dhe skuadrën, para se të fillojë edicioni i ri i Bundesligës gjatë javës së ardhshme, ku sërish si favoritë kryesorë llogariten bavarezët.

Për sulmuesin senegalez kalimi në Bayern ka qenë një vendim i duhur, pas një përvojeje të lavdishme që ka pasur me Liverpool, duke i fituar të gjitha trofetë e mundshme.

I lumtur me trofeun e parë me Bayern

Sadio Mane u duk i ngazëllyer, pasi fitoi trofeun e parë me Bayern. Në përfundim të finales, ai u deklarua për mediet gjermane, duke mos ngurruar të tregojë se është në qiellin e shtatë për sa i takon lumturisë.

"Oh, çfarë dite! Natyrisht, jam shumë i lumtur që kam fituar trofeun tim të parë me Bayern. Nuk mund të ankohem. Siç kam thënë prej ditës së parë që kam ardhur këtu, jam vërtet i lumtur që jam pjesë e këtij klubi"
, nënvizoi Mane.

Ai ka folur edhe për integrimin në skuadër, ku nuk hezitoi që të flasë në superlativ për bashkëlojtarët e tij.

"Ka qenë e lehtë që të ambientohesha (në skuadër), falë të gjithë këtyre lojtarëve që ma lehtësojnë një gjë të tillë. Jam njëmend i lumtur që gjendem në mesin e këtij grupi. Çfarë lumturie!"
, shtoi ai.

Vendimi për të luajtur në Bundesligë, optimal

Mane tregoi se mezi pret që të fitojë trofe të tjerë me Bayernin, pas atij të Superkupës së Gjermanës që fitoi dje dhe mbrojti vendimin e marrë për ta vazhduar karrierën në Bundesligë.

"Jam i lumtur që fitova këtë trofe dhe mezi pres të fitojë edhe të tjerë. Të luaja në Bundesligë ka qenë një vendim optimal"
, u shpreh Mane.

Sulmuesi 30-vjeçar u transferua nga Liverpool më 22 qershor, për një shifër rreth 41 milionë eurove në total. Një çmim i tillë erdhi si pasojë e faktit që Mane ishte në skadim të kontratës me Liverpool. Nëse klubi anglez nuk do ta shiste, rrezikonte që nga viti i ardhshëm të mos fitonte asnjë shumë parash, ngase lojtari do të lirohej me parametra zero.

Vetë Mane ka treguar se me të pranuar ofertën e Bayern, nuk ka menduar gjatë dhe menjëherë ka dashur të transferohet në Gjermani. Këtë vullnet ai deklaroi se ia ka kumtuar edhe vetë Jurgen Kloppit, i cili e ka mirëkuptuar qëndrimin e tij.

Lajme të ngjashme