Sadio Mane reagon ndaj thashethemeve për rivalitetin me Mohamed Salahun - NACIONALE

Sadio Mane reagon ndaj thashethemeve për rivalitetin me Mohamed Salahun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sadio Mane ka thënë se ende ka marrëdhënie shumë të mira me Mohamed Salahun, edhe pasi u largua nga Liverpooli për t’iu bashkuar kampionit gjerman Bayern Munich këtë verë.

Mane e mposhti Salahun për çmimin lojtari më i mirë afrikan për vitin 2022 dhe foli për marrëdhëniet e tij me sulmuesin egjiptian.

Ylli i ri i Bayernit thotë se vazhdon të shkëmbejë mesazhe me Salahun pas largimit nga Anfield.

Duke folur pas ceremonisë së Konfederatës së Futbollit Afrikan të enjten në kryeqytetin e Marokut, Rabat, Mane këmbënguli se Salahun nuk e sheh si rival.

“Njerëzit nganjëherë thonë se ka rivalitet mes meje dhe Salahut, por ju e dini se unë nuk e shoh veten rival me asnjë lojtar, të jem i sinqertë”, tha Mane për GOAL pas ceremonisë.

“Ne kemi marrëdhënie të mira, shkëmbejmë mesazhe mes vete. Mendoj se mediat gjithmonë përpiqen t’i përkeqësojnë gjërat”, shtoi ai.

“E dini, unë nuk kam marrëdhënie të mira vetëm me një lojtar, por me të gjithë lojtarët që kam luajtur në botë. Mund ta pyesni kë të doni në klub. Unë kam marrëdhënie të mira me të gjithë”, këmbënguli Mane.

Koha e Manes në Liverpool

Ylli senegalez iu bashkua të kuqve nga Southamptoni në vitin 2016 dhe u bë menjëherë yll në Anfield. Ai i shënoi 120 gola gjatë gjashtë viteve në klub, 90 prej të cilave në Premierligë.

Mane e fitoi Ligën e Kampionëve një herë, Premierligën një herë, FA Cup, Carabao Cup, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube gjatë kohës së tij në Liverpool.

Mane lojtari më i mirë afrikan për herë të dytë radhazi

Sulmuesi 28-vjeçar e fitoi çmimin lojtari më i mirë afrikan për herë të dytë radhazi të enjten.

Ai e shënoi penalltinë e triumfit të Senegalit kundër Egjiptit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës këtë vit, duke i ndihmuar atdheut të vet ta fitojë këtë trofe për herë të parë.

Ky çmim u nda për herë të parë pas tri viteve pezullimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mane e mposhti bashkatdhetarin e vet, portierin e Chelseat Edouard Mendy, si dhe ish-bashkëlojtarin e vet te Liverpooli, Mohamed Salah, për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë afrikan.

Lajme të ngjashme