Manchester Unitedi e rrit ofertën për Mount por Chelsea ka një kundër ofertë të menjëhershme
Raportohet se Manchester United ka bërë një ofertë të përmirësuar për mesfushorin anglez, Mason Mount, duke ofruar afër 60 milionë euro, por Chelsea ka dalë me një kundërpërgjigje të shpejtë.
Sipas The Athletic, Manchester United ka ofruar 53 milionë euro për Mount, me një shtesë prej gjashtë milionë eurosh si bonuse. Megjithatë, Chelsea është përgjigjur me shpejtësi duke kërkuar një tarifë prej 70 milionë euro plus gjashtë milionë euro bonuse. Ndërkohë që negociatat mes dy klubeve po vazhdojnë, ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Chelsea kishte refuzuar më parë një ofertë prej 47 milionë euro nga Manchester United, por Erik ten Hag thuhet se është i vendosur për një marrëveshje për Mount, në mënyrë që të rrisë opsionet e tij në mesfushë për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, United mund të mos vazhdojë të përmirësojë ofertën e tyre pasi mendojnë se meqenëse anglezi ka vetëm një vit në kontratën e tij, Chelsea do të detyrohet të bëjë biznes pasi rrezikon ta humbasë lojtarin falas verën e ardhshme. Mesfushori tashmë ka refuzuar përpjekjet e shumta nga Chelsea për ta detyruar atë të nënshkruajë një kontratë të re e cila forcon më tej besimin e United se një marrëveshje mund të arrihet.

Nëse Manchester United do ta pranojë me kundërofertën e Chelseat, mbetet për t'u parë, gjë që mund të jetë vendimtare në sagën e zgjatur të transferimeve. Të kaltrit duhet të shesin lojtarë këtë verë për të balancuar librat financiar, pasi ata shpenzuan mbi 700 milionë euro në dy afatet e mëparshme të transferimeve.
