Chelsea refuzon ofertën e parë të Manchester Unitedit për Mason Mount - NACIONALE

Chelsea refuzon ofertën e parë të Manchester Unitedit për Mason Mount

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka refuzuar ofertën e parë që ka bërë Manchester Unitedi për mesfushorin Mason Mount.

Anglezi është prioritet i “Djajve të Kuq” për mesfushë dhe preferon kalimin në “Old Trafford”, pavarësisht se kërkohet nga Liverpool dhe Arsenal.

Man United nuk ka humbur kohë dhe ka bërë një ofertë zyrtare në vlerën e 40 milionë funteve për Mount, mirëpo Chelsea e ka refuzuar.

Gazetari italian Fabrizio Romano shkroi se Chelsea kërkon se paku 70 milionë funte mirëpo që Man Unites s’do të heqë dorë dhe do të bëjë edhe një ofertë në ditët apo javët e ardhshme.

Propozimi hapës i bërë për 40 milionë funte, Chelsea kërkon se paku 70 milionë funte, u refuzua menjëherë”.

Manchester United do të rikthehet me një ofertë në ditët apo javët e ardhshme me Mount që është ndër prioritetet kryesore”, shkroi ai.

Përndryshe, Mount nuk është i interesuar për të vazhduar kontratën me klubin ku u rrit si futbollist edhe pse Chelsea shpreson ta mbajë në një periudhë afatgjate.

Në aspektin personal, Mount nuk do ta ketë problem marrëveshjen me Man United dhe është duke pritur vetëm që të gjendet “gjuha e përbashkët” mes dy rivalëve anglezë.

Lajme të ngjashme