Manchester United nis gjuetinë për një portier të dytë, në listë është edhe Yan Sommer - NACIONALE

Manchester United nis gjuetinë për një portier të dytë, në listë është edhe Yan Sommer

3 vjet më parë

nga NACIONALE

De Gea nuk ka bindur aspak me paraqitjet e fundit. Përtej këtij fakti, Manchester United ka nevojë që në gjirin e vet ta afrojë edhe një portier. Yann Sommer është profili që i intereson Ten Hagut.

Ambient shumë i ndërlikur është ai që po e karakterizon Manchester Unitedin në këtë fillim kampionati. Ka çalesa të llojllojshme: nga mungesa e rezultateve në fushë, e deri te kontestimet e pafundme për pronarët e klubit, si dhe mosqartësimi sa i përket të ardhmes së disa lojtarëve kryesorë, siç është njëri nga Cristiano Ronaldo.

Megjithatë edhe vetë paraqitja e portierit, De Gea, ka lënë shumë për të dëshiruar, veçmas pas gabimit të fundit që bëri në ndeshjen kundër Brentford, të cilën "djajtë e kuq" e humbën me rezultat të thellë 4:0.

Kësisoj Manchester United po synon që në radhët e tij ta afrojë edhe një tjetër portier, i cili do të mund ta rriste konkurrencën me portierin spanjoll, De Gea.

Në çfarë konsiston interesimi i Manchester United për Sommer?

Jo vetëm rritja e konkurrencën për De Gean është arsyeja pse Manchester United është i interesuar për shërbimet e portierit zviceran, Sommer.

Në bazë të asaj çfarë ka mësuar e përditshmja e besueshme helvete, "Blick", mësohet se Sommer do të përcaktohet si portier i dytë në hierarkinë e klubit anglez.

Ky është njëri ndër emrat që po shqyrtohet si opsione nga drejtuesit e Manchester United. Përveç tjerash, në rastin e Sommer, duhet pasur parasysh faktin se ai së voni ka nënshkruar rinovim të kontratës, e cila parasheh që ta mbajë atë te Mönchengladbach deri në vitin 2014.

Gjithmonë duke iu referuar raportimeve të gazetës zvicerane, në përjashtim të Manchester Unitedit, nuk ka klube tjera të cilat janë të interesuara për kartonin e portierit zviceran.

Deri në mbyllje të afatit kalimtar mungojnë edhe dy javë. Për Ten Hag do të jetë sfidë në vete që të bëjë çmos për ta kompletuar skuadrën deri në fund të muajit gusht, edhe pse vështirësitë janë të mëdha, siç e ka potencuar edhe vetë trajneri holandez.

Lajme të ngjashme