Manchester United vë në shënjestër Casemiron - NACIONALE

Manchester United vë në shënjestër Casemiron

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi dështuna negociatat me Adrien Rabiot si rezultat i kërkesave të larta për pagë vjetore, Manchester United është duke e vëzhguar një pistë tjetër, ku klubi ka shprehur interesim për Casemiron.

Mesfushori brazilian me përvojë, Casemiro, është alternativa e re e klubit më të trofeshëm të Premierligës, Manchester United, për t'u përforcuar në mesfushë. Në fillim ishte pikëtuar Rabiot si një profil i tillë, por ndërlikimet që ndodhen gjatë negociatave ndryshuan shumëçka sa i përket planeve.

Ten Hag ka një simpati të veçantë për mesfushorin 30-vjeç brazilian dhe është duke u munduar që ta shtyjë përpara këtë ide te drejtuesit e klubit.

Si është situata rreth Casemiros?

Casemiro ka edhe tre vite tjera kontratë me Real Madridin. Ai i është bashkuar klubit mbretëror spanjoll para nënte vitesh.

Fakti që një kontratë akoma me solide, nuk është se i ndihmon shumë si faktor Manchester Unitedit në saje të interesimit që ka shprehur për shërbimet e tij.

Katandisja që i ka kapluar "djajtë e kuq" i ka vënë në alarm drejtuesit e klubit që ta gjejnë një mesfushor të lirë në afatin kalimtar. Casemiro deri më tani nuk është se ka shfaqur ndonjë dëshirë për t'u larguar nga Real Madridi, e aq më pak trajneri, Carlo Ancelotti, që të privohet nga ai.

Sidoqoftë mesfushori me tipare defanzive vështirë se do të largohet nga Barcelona gjatë këtyre dy javëve, ngase vlerësohet lart prej trajnerit italian.

Mirëpo si dështuan negociatat me Manchester Unitedin?

Sipas agjencisë së lajmeve "Goal", tashmë mund të konstatohet se negociatat kanë perënduar. Më së shumti ka ndikuar kërkesa e nënës së futbollistit, e cila është edhe agjente e saj, në raport me pagën vjetore të 27-vjeçarit.

Rabiot është transferuar te Juventus në verën e vitit 2019. Tre sezonet te Juventus kanë qenë të vështira për të, ku shpesh ka përfunduar në shënjestër të kritikave të shumta nga tifozët dhe opinionistët sportivë.

Njëra prej karakteristikave që më së shumti janë përmendur nga shtypi italian, ka të bëjë me mungesën e shënimit të golave dhe moskontributin adekuat në fazën e tranzicionit, ku vlerësohet tej mase i ngadalshëm për ta vënë në praktikë këtë segment të lojës, e cila është shumë e nevojshme në futbollin bashkëkohor të sotëm.

Lajme të ngjashme