Manchester United e konfirmon mungesën e Ronaldos në përgatitjet për sezonin e ri, Ten Hag zbulon listën e plotë - NACIONALE

Manchester United e konfirmon mungesën e Ronaldos në përgatitjet për sezonin e ri, Ten Hag zbulon listën e plotë

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Manchester United e ka konfirmuar mungesën e Cristiano Ronaldos në parapërgatitje me arsyen ‘probleme familjare’, dhe tashmë është zyrtare se ai nuk do të udhëtojë me skuadrën në Tajlandë dhe Australi.

Erik ten Hag ka publikuar listën me 31 lojtarët që do të udhëtojnë me të në fazën përgatitore dhe ylli portugez nuk është në atë listë.

Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë tërë javës u raportua se fituesi i pesë herë topit të artë po këmbëngul për një largim nga djajtë e kuq në këtë afat kalimtar.

Nga mediat e afërta me gjigantin anglez është mësuar se për momentin nuk do të ketë dënime për Ronaldon, pavarësisht se ky i fundit dëshiron një aventurë të re ku do të ishte në gjendje të fitonte trofe.

Në njoftimin zyrtar të djajve të kuq thuhet: “Cristiano Ronaldo nuk do të jetë me ne në parapërgatitjet në Tajlandë, atij i është dhënë më shumë kohë për t’u marrë me çështjet familjare.”

Nuk është vetëm Ronaldo nga emrat e lojtarëve të mëdhenj të cilët mungojnë, por në këtë hapësirë po iu jepet vëmendje lojtarëve të rinj për të treguar aftësitë e tyre.

Në listën prej 31 lojtarëve janë edhe yjet e akademisë se Manchester United: Alejandro Garnacho, Zidane Iqbal dhe Charlie Savage, të cilën bënë debutimin si profesionist në fund të sezonit që kaloi.

Ndërsa nga huazimi janë kthyer: Tahith Chong, James Garner dhe Ethan Laird të cilët synojnë të lënë mbresa te trajneri i ri djajve të kuq dhe të mos largohen më për në skuadra tjera.

  • Skuadra e plotë e Manchester United që do të udhëtojë në Tajlandë është:

Portierët: David De Gea, Tom Heaton, Nathan Bishop dhe Matej Kovar

Mbrojtësit: Eric Bailly, Diogo Dalot, Ethan Laird, Victor Lindelof, Harry Maguire, Tyrell Malacia, Luke Shaw, Alex Telles, Axel Tuanzebe, Raphael Varane dhe Aaron Wan-Bissaka.

Mesfushorët: Amad Diallo, Bruno Fernandes, Fred, James Garner, Hannibal Zidane Iqbal, Scott McTominay, Facundo Pellistri, Charlie Savage dhe Donny van de Beek.

Sulmuesit: Tahith Chong, Anthony Elanga, Alejandro Garnacho, Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho.

Lajme të ngjashme