Manchester United arrin fitore të mundimshme në udhëtim te Omonia, Sociedad me një këmbë në fazën tjetër pas fitores ndaj Sheriff
Manchester United dhe Real Sociedad kanë arritur fitoret e radhës në Ligën e Evropës në Grupin E, duke mposhtur Omonian dhe Sheriff me rezultat 3:2 dhe 2:0 respektivisht. Spanjollët gjenden në kreun e tabelës, ndërsa djajtë e kuq të dytit.
Omonia Nicosia - Manchester United
Manchester United ka arritur ta përmbys rezultatin ndaj Omonia Nicosias, kështu duke arritur një fitore mjaftë të rëndësishme, duke bërë hap prapa për kualifikimin tutje në fazën e eliminimit direkt.
Djajtë e kuq pësuan një gol në pjesën e parë, ku realizues ishte Karim Ansarifard, pas asistimit të sulmuesit brazilian Bruno, në minutën e 34-të të takimit.
Reagimi i Manchester United erdhi vetëm në pjesën e dytë, ku lojtari që hyri në fushë në fillim të kësaj pjese, Marcus Rashford, shënoi për rezultatin 1:1 në minutën e 53-të.
Nuk vonoi shumë goli i epërsisë për djajtë e kuq, pas 10 minutave nga goli i barazimit, saktësisht në minutën e 63-të, për 2:1 shënoi Anthony Martial, sulmuesi francez që shënoi dy gola ndaj Manchester Cityt në humbjen tmerruese 6:3, asistues ishte Rashford.
Rashford shënoi edhe golin e tij të dytë personal, atë të rezultatit 3:1, në minutën e 84-të të takimit, pas asistimit të Cristiano Ronaldos, i cili ende mbetët ende me vetëm një gol të shënuar në këtë sezon.
Kjo nuk ishte e tëra, sepse vendasit u përkujdesën t'ia bënin fitoren mjaftë të mundimshme djajve të kuq. Ata arritën të realizonin për 2:3 me anë të Panayiotou.
Me këtë rezultat përfundoi takimi dhe tani djajtë e kuq mbajnë pozitën e dytë, tre pikë më pak se Real Sociedad që ka të gjitha fitore në Grupin E.
Sheriff Tiraspol – Real Sociedad
Skuadra spanjolle, Real Sociedad, ka arritur edhe fitoren e tretë në tri ndeshje të zhvilluara në Ligën e Evropës, kësaj radhe ata mposhtën Sheriff Tiraspol me rezultat 2:0, kështu duke iu afruar sa më afër fazës eliminatore.
Të dy golat Sociedad i shënoi në pjesën e dytë të takimit.
Fillimisht ishte David Silva që shënoi në minutën e 53-të, pas asistimit të Sorloth, për 1:0.
Ndërsa për golin e rezultatit përfundimtar u përkujdes Elustondo në minutën e 62-të, pas asistimit të Mendez.
Gola më nuk pati dhe si rrjedhojë takimi përfundoi me këtë rezultat, duke çuar skuadrën spanjolle në kuotën e nëntë pikëve, tre më shumë se Manchester United dhe tani janë me një këmbë në fazën tjetër.

Ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar:
Crvena zvezda 4:1 Ferencvaros;
HJK 1:1 Ludogorets;
Malmo 0:1 Union Berlin;
Monaco 3:1 Trabzonspor;
Sturm Graz 0:0 Napoli;
Zurich 1:5 PSV.