Manchester City vazhdon tutje në Kupën FA, eliminon Arsenalin me fitore minimale - NACIONALE

Manchester City vazhdon tutje në Kupën FA, eliminon Arsenalin me fitore minimale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka fituar 1:0 kundër Arsenalit në 1/16 e finales së Kupës FA. Skuadra e Pep Guardiolas siguroi kalimin në fazën e radhës të kësaj kupe.

Në këtë sezon ka një rivalitet të ri në futbollin anglez, gjegjësisht ai mes Manchester Cityt dhe Arsenalit – prej dy skuadrave që janë edhe ato që po e bëjnë dallimin në kampionatin anglez, duke kryesuar renditjen tabelore.

Sonte, në “Etihad” u përballën ndaj njëra-tjetrës në ndeshjen e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës FA. Ndeshja ishte përgjithësisht e ekuilibruar, edhe për nga qarkullimi i topit, ashtu edhe për rastet për shënim që kishin të dy skuadrat.

Manchester City edhe pse luajti në terrenin vendës nuk ia doli që të ishte aq mbizotërues siç di të jetë zakonisht.

Golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolas e shënoi njëri prej lojtarëve nga i cili pritej më së paku që do ta zhbllokonte rezultatin.

Në minutën e 64-të, mbrojtësi holandez Ake, porsa pranoi brenda zonës së rreptësisë topin nga Grealish – koordinoi një goditje empirikisht të saktë zhagas, duke mposhtur portierin Turner për 1:0.

Gjysmë orë lojë u zhvilluan deri në fund të takimit. Loja vijoi të ishte e ekuilibruar, me të dy skuadrat që kryesisht luftonin në mesfushë.

Nikoqirët, respektivisht Manchester City, arritën që ta menaxhojnë mjaft mirë epërsinë e krijuar dhe – si rrjedhojë – siguruan fitoren, respektivisht kalimin në fazën e 1/8 e finales së Kupës FA.

Ndërsa për Arsenalin me kaq përfundon aventura në këtë kupë, edhe pse del me një paraqitje shumë të mirë, që ishte tërësisht e niveluar.

Përmbledhja e ndeshjes Manchester City - Arsenal:

Lajme të ngjashme