Guardiola: Ndikimi i Artetas tek unë ishte i rëndësishëm, më ka bërë trajner më të mirë - NACIONALE

Guardiola: Ndikimi i Artetas tek unë ishte i rëndësishëm, më ka bërë trajner më të mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pep Guardiola ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që do ta luajë kundër Arsenalit nesër për 1/16-en e finales të Kupës FA. Trajneri katalonas zgjodhi fjalë të mëdha për trajnerin Mikel Arteta.

Arsenal dhe Manchester City janë dy skuadrat me formën më të mirë në kampionatin anglez. Aktualisht të besuarit e Artetas me plot meritë gëzojnë vendin e parë në renditje tabelore. Nesër këto dy skuadra do të ballafaqohen ndaj njëra-tjetrës për ndeshjen e Kupës FA.

Arteta dikur ka qenë ndihmës i Guardiolas te Manchester City. Trajneri i skuadrës kampione në fuqi në Angli vlerëson se ndikimi i trajnerit të Arsenalit tek ai ka qenë shumë i rëndësishëm.

“Ishim në kontakt me të para se unë të vija në Manchester City. Kemi pasur disa bisedime dhe kemi vendosur që të punojmë së bashku. Pas gjysmë orë bisedë janë bindur që ishte personi i duhur. Ndikimi i tij tek unë ka qenë shumë i rëndësishëm dhe më ka ndihmuar që të jem trajner më i mirë”, tha ai.

Ai komentoi edhe raportin e tij që ka pasur me trajnerin e “Topçinjve”: “Kam pasur shumë ndihmës trajnerë dhe nuk kam dashur kurrë që ndonjëri nga ta të ishte dakord me mua. E dinim që nëse do ta kërkonte ndonjë skuadër si trajner do kishte shkuar. Nuk jam një njeri që u them bashkëpunëtorëve të mi ‘Jo, duhet të qëndrosh!’ Të gjithë kanë një ëndërr dhe ai shkoi te skuadra për të cilën është edhe tifoz. Kur shënonim ndonjë gol kërcente në këmbë dhe festonte, përveç kur luanim ndaj një skuadre. Kundër tyre. Kërceja, ktheja kokën dhe atë e gjeja ulur. Ka ndodhur pikërisht kundër Arsenalit.”

Guardiola thuri elozhe edhe për ish-dyshen e Manchester City, Zinchenko dhe Jesus, për të cilët tha se janë lojtarë të respektuar e si të tillë janë konsideruar edhe sa ishin pjesë e tyre si skuadër.

Lajme të ngjashme