“De Bruyne nuk është më zgjidhja për të gjitha problemet” – thotë Guardiola
Mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, nuk është më zgjidhja për të gjitha problemet e skuadrës së Pep Guardiolas. Këtë e ka thënë vetë trajneri spanjoll, kur tha se tifozët duhet të përgatiten sepse ai do të largohet më shpesh nga loja.
Reprezentuesi belg ka qenë, për gati tetë vjet në stadiumin Etihad, një prani e rëndësishme për të kaltrit si dy herë fitues i çmimit PFA Lojtari i Vitit dhe katër herë kampion i Premierligës. Megjithatë, ai është tani 31-vjeçar dhe City ka ndryshuar pak sistemin e tyre pas ardhjes së Erling Haaland në verën e vitit 2022, që do të thotë se disa lojëra kërkojnë më shumë vrapime në të dy anët e fushës, dhe jo vetëm organizimin e ndeshjes, që De Bruyne di ta bëjë më së miri.

Trajneri i Cityt Guardiola ka folur për përfshirjen e De Bruynes në ndryshimet taktike, me belgun që ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren 4:2 ndaj Tottenhamit: “Shtatë vjet ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. E di kur Kevini është gati dhe ndonjëherë jo. Është normale. Ka shumë lojëra. Ndonjëherë ne kemi nevojë për një lloj tjetër lojtari në atë pozicion. Ndonjëherë ne kemi nevojë për më shumë lojtarë në zonë dhe Kevini ka probleme pak aty.

“Nga Kevin, gjithmonë prisni që ai të asistojë topin - por sa asistime jep ai që nuk u konvertuan në gol, nuk llogariten si asistim, por në të vërtetë janë? Konkurrencë e madhe në skuadër. Disa lojëra kanë nevojë për një lojtar specifik që Kevin, për shembull, e ka pak të vështirë të shndërrohet.”

De Bruyne u zëvendësua pas 77 minutave të fitores 3:0 të Cityt ndaj Wolves herën e fundit, por ka luajtur një pjesë në 19 nga 20 ndeshjet e qytetarëve në Premierligë këtë sezon.
Skuadra e Guardiolës, e cila qëndron pesë pikë pas Arsenalit në garën për titull në elitën angleze, po përgatitet për një takim me Topçinjtë në raundin e katërt të FA kupës të premten, ndërsa në Premierligë në aksion kthehet më 5 shkurt, aty ku përballet përsëri me Tottenham Hotspur.

